Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga brigjet e saj lindore – thotë ushtria koreano-jugore, lançimi i dytë i tillë në një javë.
Dy raketat u lëshuan nga zona e Uonsanit, mëngjesin e të mërkurës.
Lancimi i javës së shkuar ishte i pari që kur presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior u takuan në qershor.
Koreja e veriut e quajti lancimin një paralajmërim solemn për Seulin në lidhje me stërvitjet ushtarake të planifikuara prej tij me Uashingtonin.
Më herët Peniani ka shprehur zemërim për stërvitjet e përvitshme që pritet të mbahen sërish muajin e ardhshëm, duke i konsideruar ato përgatitje për luftë.
Raketat u lëshuan në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale; fluturuan për 250 km dhe arritën një lartësi prej 30 km para se të binin në detin e Japonisë.