Koreja e Veriut ka qëlluar dy raketa balistike në Detin e Japonisë, thotë SHBA dhe kjo është prova e parë e tillë që kur Joe Biden u bë president i SHBA, raporton BBC.
Penjani e ka të ndaluar të provojë raketa balistike, të konsideruara armë kërcënuese, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB. Të dyja shtetet së bashku, Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar provën.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut thuhet se lëshoi dy raketa jo-balistike në Detin e Verdhë. Japonia tha se asnjë mbetje nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale.
Komanda e Paqësorit e SHBA-së, e cila mbikëqyr forcat ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit, tha të enjten se prova theksoi “kërcënimin që programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për fqinjët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar”.
g.kosovari