Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, janë pajtuar për ta shtuar presionin kundër Koresë Veriore, pasi Pheniani sot herët në mëngjes, e ka lansuar një raketë balistike mbi Japoninë, ka njoftuar Zyra e zotit Abe.
“Akti i tyre i tmerrshëm i shkrepjes së raketës mbi vendin tonë, është kërcënim i paprecedent, serioz dhe i rrezikshëm dhe e dëmton shumë paqen dhe sigurinë rajonale”, tha kryeministri Abe në Tokio, i cili ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ky këshill aktualisht ka imponuar sanksione të ashpra kundër Pehnianit për testet e raketave balistike.
Zyrtarët e Japonisë thanë se raketa është shkatërruar mbi ujërat japoneze në ishullin verior, Hokkaido, pa shkaktuar dëme.
Pentagoni tha se raketa nuk ishte kërcënim për Amerikën Veriore./a.m.










