• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Korea kërcënim nuklear për Japoninë

by A R
03/10/2017 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korea e Veriut kërcënoi Japoninë me shkatërrim nuklear në përgjigje të përpjekjeve të Tokios për të bindur komunitetin ndërkombëtar të refuzojë dialogun dhe të ushtrojë në këmbim më shumë trysni mbi Penianin problematik.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA thotë se lidershipi i vendit iu përgjigj në këtë mënyrë fjalimit të kreut të ekzekutivit japonez Shinzo Abe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ditë më parë, ku ai këmbëngulte për presion e jo negociata, i bindur se kjo është rruga për ta detyruar veriun komunist të heqë dorë nga ambicjet e veta atomike.

Regjimi i Kim Jong un e akuzoi Aben se po përdor për qëllime politike teorinë e krizës në gadishullin korean e në mënyrë të veçantë se po lehtëson militarizimin e Japonisë.

Sipas artikullit, Abe e ka bërë të qartë tashmë objektivin e vetë dashakeq me rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Një ditë më parë, Shtëpia e Bardhë i refuzoi sërish bisedimet me Penianin për çështjen e programit të tij bërthamor, duke sqaruar se ulja në tryezë me zyrtarët e atjeshëm do të ndodhë vetëm për të folur mbi fatin e amerikanëve të ndodhur në këtë vend.

Shefi i diplomacisë amerikane Rex Tillerson është flamurtar i negociatave e nuk kishte shumë që pati deklaruar se Uashingtoni po komunikon direkt me Penianin për çështjen atomike dhe atë raketore. Por zëdhënësja Sarah Sanders tha prerazi se nuk është koha për bisedime.

Vetë Donald Trump, që ka shkëmbyer vazhdimisht fyerje e kërcënime me Kim Jong un javët e fundit, e konsideron këtë një humbje kohe. “Ruaj energjitë, Rex, në fund do të bëjmë atë që duhet bërë!”, shkroi ai në Twitter./a.m.

Next Post
Kujdes fëmijët, rreziku nga abuzimi seksual përmes internetit!

Kujdes fëmijët, rreziku nga abuzimi seksual përmes internetit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In