• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Korea e Veriut teston me sukses raketën me rreze të mesme, reagon Jugu, SHBA, e Japonia

by A R
22/06/2016 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut ka lëshuar për testim dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi, në kundërshtim të plotë me sanksionet e vendosura prej Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e bën të ditur Koreja e Jugut, e cila shton se përpjekja e parë rezultoi e dështuar, pasi raketa fluturoi për rreth 150 km e më pas ra në det. Ndërkohë që e dyta, e lëshuar vetëm pak orë më vonë, fluturoi për rreth 400 km, si dhe arriti lartësinë prej 1.000 kilometrash, duke shënuar kështu testin më të suksesshëm deri më sot.

Nëse konfirmohet suksesi i këtij testimi, kjo do të shënonte një hap përpara për Korenë e Veriut, pas 4 dështimesh radhazi gjatë muajve të fundit. Të dyja testet u kryen në brigjet lindore të Veriut komunist, ndërsa raketat besohet të kenë qenë “Musudan”.

Shefi i Shtabit tëPërgjithshëm të Koresë së Jugut tha se Seuli dhe Shtetet e Bashkuara “po zhvillojnë analiza të thella” mbi lëshimin e raketës së dytë, por ende nuk bëjnë të ditur nëse ai mund të quhet i suksesshëm raporton Tch.

Koreja e Veriut, e cila po vijon të zhvillojë programin e saj të armëve bërthamore, është “e mbërthyer” nga rezolutat e OKB-së që e ndalojnë atë të përdorë teknologjinë e raketave balistike.

Por, në janar të këtij viti koreanoveriorët zhvilluan testin e katërt bërthamor, duke pretenduar se ishte hera e parë që kishin përdorur një bombë me hidrogjen. Menjëherë pas saj, Penjani lëshoi në hapësirë një satelit, që konsiderohet gjerësisht si përdorim i teknologjisë së raketave me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, zyra presidenciale e Koresë së Jugut bëri të ditur se, presidentja do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë për të diskutuar mbi testet raketore të së mërkurës nga fqinjët komunistë.

Ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit i ka dënuar ashpër testimet, me zëdhënësin John Kirby që është shprehur se ato vetëm sa do të shtojnë përpjekjet e ndërkombëtarëve për të ndalur programin e armatosjes së Veriut komunist. Edhe kryeministri japonez, Shinzo Abe tha se testime të tilla “thjesht dhe qartësisht nuk mund të tolerohen”./a.m.

Next Post

"Lista e zezë" amerikane, publikohen emrat e politikanëve që përfshihen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In