Korçë, sekuestrohen 880 kg kanabis, 4 të arrestuar
Rreth 1 ton kanabis sativa është sekuestruar nga Policia e Korçës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 persona. Në operacionin e koduar ‘Prita’ në afërsi të fshatit Dushar, Bashkia Maliq, u sekuestruan: 880 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, sasi kjo e ambalazhuar në 30 thasë me material sintetik në ngjyrë të bardhë, si dhe disa bimë narkotike Cannabis Sattiva të kultivuara.
Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 (katër) shtetasve :
> Mario Voda, 33 vjeç, banues në Pojan – Korçë.
> Skënder Nakoleci, 41 vjeç, banues në Sheqeras – Korçë.
> Bledar Emini, 34 vjeç banues në Bulgarec – Korçë.
> Marsel Bakollari, 22 vjeç banues në Dushar – Korçë.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:
> 880 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
> Një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike Cannabis Sattiva të kultivuara.
> 2 automjete si edhe
> 3 aparatë telefnik celularë.
Bimët narkotike të gjetura në 30 thasë, u asgjesuan me djegie, në afërsi të vendit të ngjarjes dhe një pjesë e tyre, u morën në cilësinë e provës materiale.









