Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Sovjan, ku janë përplasur një mjet kamion tip “Benz” dhe një mjet fuoristradë.
Nga informacioni paraprake i policisë bëhet me dije se si pasojë e aksident ka mbetur i plagosur një shtetas egjiptian rreth 30 vjeç, punonjës i TAP, i cili udhëtonte me fuoristradë.
Ai është dërguar në spital, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
c.a










