Në qytetin e Korçës, u përurua Muzeu Mesjetar ku ekspozohen 400 ikona të veçanta. Pjesa më e madhe e tyre ekspozohen për herë të parë për syrin e publikut të gjerë. Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Shefi i qeverisë tha se më në fund, tashmë trashëgimia kulturore mbrohet. Kjo sipas tij është pjesë e vizionit të qeverisë aktuale.
“Është pjesë e një qasjeje tonë jo për të rilindur trashëgiminë kulturore, por për të rilindur respektin tonë për të”, tha Rama.
Ndërkohë, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro deklaroi se sot kultura është shdnërruar në motor të zhvilimit të vendit. Sipas saj, qeveria e djathtë nuk kishte prioritet kulturën, ndryshe nga sa ndodh sot.
“Qeveria e kaluar nuk kishte prioritet as Muzeun dhe as Kulturën, ndërsa sot kultura është shndërruar në motor zhvillimi”, tha ajo.
Nga 400 ikonat e ekspozuara në këtë Muze, 250 shfaqen për herë të parë për publikun./a.m.