Erisa Veizi ishte 20-vjeçarja nga fshati Zvirinë i Korçës, e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke konsumuar fostoksinë pasditen e 8-Marsit. E reja një natë përpara se të ndërmerrte aktin e rëndë atë të vetëflijimit ka folur me mamanë e të fejuarit të saj, gjë që e zbulon kjo e fundit dhe që e ka peng se nusja nuk i tha gjysmë fjale.
Ka mjaftuar një postimi plot dhimbje i motrës së saj, ku ende nuk e beson se Erisa nuk jeton më, për të vërshuar mesazhet e ngushëllimit. Mes tyre, ajo që bie në sy është ajo e vjehrrës së 20-vjeçares, Luljetës.
Ajo shprehet se është e rënduar psikologjikisht, ndërsa tregon se nuk i ka munguar dashuria qoftë nga i biri, apo edhe nga vetë ata.
Luljeta ka përlotur me dedikimin e saj për nusen: “Çfarë të mungoi kaq shumë, që nuk e mësuam kurrë”, ka shkruar mes dhimbjes”, – ka shkruar mes dhimbjes e vjehrra.

ma.me











