Rreth tre javë pas vdekjes së të riut Enea Ftoi në ambientet e paraburgimit të Korçës, bashkëshortja e tij apelon për ndihmë. Entela Ftoi, bashkë me tre fëmijët e saj të mitur fle në qiell të hapur. Në një prononcim për mediat Entela, mes dhimbjes që e ka pushtuar për humbjen e bashkëshortit të saj shtrin duart për ndihmë.
Ajo tregon se prej dy javësh fle tek pazari i Korçës dhe në lulishten e qytetit, pasi nuk ka strehë ku të fusë kokën. Mes të tjerash ajo i bën thirrje shtetit që ta ndihmojë që t’i japë një strehë, në të kundërt paralajmëron aktin ekstrem se do
“Prej dy javësh fle se bashku me tre fëmijët jashtë. Flemë tek pazari dhe në lulishtet e qytetit. Nuk kam asnjë të ardhur. Fëmijët prej disa ditësh që nuk ushqehen. Askush nuk më ka ofruar ndihmë. Kërkoj një shtëpi ku të strehohem bashkë me fëmijët. Ne te kundërt, do var veten”, tha ajo.
ma.me










