Gjykata e Apelit në Korçë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke deklaruar fajtor 36 vjeçarin Edison Shuli nga fshati Leminot, i cili ngacmoi seksualisht të bijën e mitur. Shuli ka mohuar akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm. Por treshja e gjyqtarëve, i ka konsideruar të mjaftueshme provat që vertetojnë abuzimin e shtrirë në kohë të 36 vjeçarit me vajzen e tij, duke vendosur ta dënojë përfundimisht me 6 vite burg, për veprat penale të kryerjes së veprave të turpshme dhe dhune në familje. Edison Shuli u arrestua nga policia e Korçës në shtator të vitit të kaluar, pas denoncimit të bashkëshortes seë tij, për ngacmim dhe abuzim me vajzën e tyre.