• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KORCE/ E dhunoi me akuzën se i ngacmoi gruan, pezullohet nga detyra polici, Gjergji Gjorgji 

by Java News
08/12/2016 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergji Gjorgji, punonjës i policisë është pezulluar pasditen e sotme pasi ka dhunuar fizikisht një qytetar sepse ai e akuzonte se i kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. Në momentin e konfliktin Gjorgji nuk ka qenë ka qenë në detyrë apo shërbim. Denoncimi ka ardhur nga qytetari Ilir Terolli 59 vjeç. Sipas tij, efektivi i kufirit, Gjergji Gjorgji e ka goditur atë me grusht në fytyrë, si dhe i ka kërcënuar edhe familjarët e tij vetëm se i kishte paguar kafen bashkëshortes së tij.

NGJARJA

Një 59-vjeçar nga fshati Zvezdë ka denoncuar dhunën që u ushtrua ndaj tij nga një punonjës i policisë kufitare. Ilir Terolli ka treguar se më 18 nëntor të këtij viti u dhunua fizikisht nga Gjergji Gjorgji, çka i shkaktoi fraktura të rënda në pjesën e fytyrës.

Atij i është dëmtuar edhe shikimi. Shkak për këtë dhunë është bërë xhelozia e kontrollorit. I dëmtuari Terolli ishte ofruar t’i paguante kafen për mirësjellje gruas së oficerit dhe një shoqes së saj kur ata ishin takuar rastësisht në një lokal në Kostur të Greqisë.

“Duke ardhur ai më tha mua, ti hamshori i gruas time je? Unë i thash, ç’e ke këtë fjalë. Unë kam 15 vjet që njihem, i thash dhe e ftova ta sqarojmë bashkë me gruan. Nëse është ashtu si thua ti, i thash, më ekzekuto. Duke vajtur aty, më goditi në sy, rash përdhe dhe më goditi edhe me shkelma në turi. U bënë tre javë dhe ende nuk kam shikimin e duhur”, ka rrëfyer Terolli.

Sipas policisë së Korçës, ndaj punonjësit Gjergji Gjorgji ka nisur procedimi menjëherë pas denoncimit dhe çështja është duke u hetuar nga Shërbimi i Çështejve të Brendshme dhe Ankesave. Nga veprimet e para hetimore është konkluduar se ka patur një konflikt fizik mes palëve, por në momentin e përplasjes oficeri nuk ka qenë në detyrë.

Sidoqoftë, pas vënies në dijeni, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka vendosur pezullimin e kontrollorit Gjergji Gjorgji. Materialet me veprimet e para hetimore i kanë kaluar tashmë Prokrurorisë së Korçës, e cila ka regjistruar procedimin për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.

MA.ME

Next Post
Në këtë ditë, 8 Dhjetor, u vra John Lenon dhe doli Mein Kampf

Në këtë ditë, 8 Dhjetor, u vra John Lenon dhe doli Mein Kampf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In