Krim i rëndë në familje, në lagjen 17 në Korçë. Një burrë ka vrarë gruan me thikë e më pas ka goditur edhe veten. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë më pas në spital.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për të mësuar motivet e ngjarjes së ndodhur para syve të fëmijës së çiftit.
D.I.