Efektivët e policisë së Korçës kanë identifikuar dhe asgjësuar rreth 2000 mijë rrënjë kanabis sattiva këtë të premte në fshatin Panarit.
Njoftim i Policisë
Më datë 05.08.2016 nga ana e efektivëve të Komisariatit të Policisë Korçë, në kuadër të kontrollit të territorit, si edhe në vijim të punës kundër kultivimit të bimëve narkotike, mbi fshatin Panarit, njësia administeative Vithkuq, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të zjarrit, 1970 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme./java/a.k