Shoqërohen 5 punonjës policie në Korçë nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Komisariatit të Maliqit.
Gazetarja Lorena Kodra duke iu referuar burimeve raportoi për “News 24” se mbi ta rëndon akuza e ‘Shpërdorimit të detyrës’.
Burime bëjnë të ditur se janë efektivët e rendit nga komisariati i Maliqi ndërsa ende nuk dihet nëse ka urdhër arresti për ta apo thjesht pezullim nga detyra./a.p











