Policia e Korçës ka njoftuar sot arrestimin e një 25 vjeçari, pas aksidentit të djeshëm, ku si pasojë humbi jetën një kalimtar. Policia njofton se i arrestuari është Reans Muçollari, 25 vjeç, banues në Korçë.
Ngjarja
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 27.06.2017, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, me targa AA 716 EF, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme, një shtetas ende të paidentifikuar, i cili ka qenë këmbësor në rrugë.
ma.me