Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin arrest me burg për 54-vjeçarin Nesim Demollarin, i akuzuar si autor i vrasjes së nënës së tij. Autori, Nesim Demollari nuk pranoi krimin para Gjykatës
“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme.
Me quante Goni jo Nesim. Dilte nga shtëpia vete, ishte me skleroze, binte dhe rrëzohej vetë. E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë.
E çova në dhome. I shërbej prej vitesh. Kishte renë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë,vdiq vetë. Pasi vdiq mora vëllane në tel. Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm.
Të gjykohem i lirë. Dua të punoj, se nuk kam të ardhura”– mësohet të ketë dëshmuar ai.
/a.rada