• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kopja e shëmtuar e Trump nis firmosjen e ‘urdhrave ekzekutivë’: Me mua merr fund problemi i pronave

by A R
20/03/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikurse Donald Trump, edhe Sali Berisha ka nisur te firmose premtime e urdhra.

Kreu i PD në një takim me banorët e njësisë 8 në Tiranë ka folur për problemet e legalizimit dhe të shpronësimit.

Berisha ka firmosur në prani të tyre një dokument me disa pika për problemet me legalizimet dhe shpronësimet. Ai premtoi se nuk do të ketë asnjë investim pa legalizime dhe se kjo do të jetë një nga veprimet e para të Berishës pas marrjes së qeverisë.

“E kam shprehur edhe në takime të tjera, të gjithë ata që kanë marrë dokumentet me të cilat kjo qeveri e mban peng dokumentin përfundimtar të legalizimit dhe legalizimi do shpallet pa asnjë akt, pa asnjë pagesë. Së dyti, garantoj pronarët e tokës së zënë se ata do dëmshpërblehen me vlerë tregu nga qeveria. Po, ne do bëjmë të drejtën siç është për t’u bërë. Së treti, nuk do ketë urbanizim para legalizimit. Do ketë legalizim para urbanizimit. Se këta me këtë punë e bllokuan procesin. Ne do e legalizojmë dhe pastaj askush nuk e pengon rrugën aty ku duhet të kalojë. Ne ndërtuam 11.300 kilometra rrugë dhe në mënyrë absolute kemi pasur vetëm një protestë te Shkolla Teknologjike. I thashë ministrit që do shpronësohen me tarifa tregu. U ul me ta dhe protesta u ndërpre.

E treta, qesharake bonuset për qiratë. I prish shtëpinë, e vendos në një ndërtesë dhe u jep gjysmën e qirasë. Do e paguash të plotë qiranë me çmim tregu. Në qoftë se veprohet në këtë mënyrë qytetarët kanë besim tek qeveria dhe ligji. Në radhë të parë kanë besim tek e drejta që këta nuk dhunohen në mënyrë të padrejtë. Unë u garantoj ju se këto pika të përcaktuara bashkërisht, këto firmosen këtu para jush nga Sali Berisha dhe do të jetë një nga aktet e para të qeverisë”, tha Berisha.

Kreu i demokratëve garantoi shqiptarët se ky rregull do të vendoset për të gjithë Shqipërinë dhe që do t’i japë fund problemit të të ardhurave.

“Një zotim solemn që do shndërrohet në ligj dhe vendim qeverie në 90 ditët e para. Dhe garantoj shqiptarët që kanë probleme me legalizimet që ky rregull do jetë kudo në Shqipëri. Nuk mund të vendosësh rregull në qoftë se nuk përligj, nuk zgjidh problemin e legalizimit. Zgjidhja e problemit të legalizimit duke këputur Nyjen Gordiane, sepse kur gjërat janë të komplikuara, nyja pritet dhe ne i japim përgjigjen më të mirë këtij problemi të krijuar. I cili, e vërteta është se ka sigurisht ndonjë problem të caktuar, që duhet zgjidhur, por ka anë të jashtëzakonshme pozitive. Sepse në këtë proces janë krijuar qytete të tëra dhe ata, të cilët flasin si me përçmim, atyre u them se në rrugën e zhvillimit dhe të qytetërimit të kombeve, urbanizimi, dmth kalimi nga zonat rurale në qytete, është një nga treguesit më themelorë të një shoqërie.

Ndaj nuk kanë pse e shohin me kaq dhimbje koke problemin e të ardhurve, që vijnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët dhe kontribuojnë shumë në zhvillimin e komuniteteve aty ku shkojnë”, tha Berisha.

Next Post
Gjykata e Lartë lë të pandryshuar masën e sekuestros për vilën e Kryemadhit

Gjykata e Lartë lë të pandryshuar masën e sekuestros për vilën e Kryemadhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

“Unë e kam bërë yll Violetën”/ Babai i Mal Ratkocerit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 15:00 sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

December 28, 2025
U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

U dëmtua në fytyrë nga lëndët piroteknike, 15-vjeçari nga Durrësi dërgohet me urgjencë te Trauma

December 28, 2025
Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

Zjarri i madh në Durrës ku u dogjën 8 autobusë, ngjarja referohet në prokurori si aksidentale

December 28, 2025
Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, si përfundoi në vrasje lidhja mes 20-vjeçarit me një minorene

December 28, 2025
Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

December 28, 2025
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

December 28, 2025
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com