• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kopilin, që se mban askush më në prehër!

by Mero Baze
13/09/2019 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një nga këta kryetarët e Bashkive që drejtohej nga PD gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës, u tregua miqësor me pasardhësin socialist dhe e shoqëroi deri në zyrë. Duke dalë i tha:

– Kam vetëm një kërkesë!

-Çfarë ke, ma thuaj,- i tha kryetari i ri i PS.

-Se mos vësh portretin e Ismail Qemalit aty në krye të zyrës?

-Po kë të vë, të Ilir Metës?

-Për mua më mirë vë të Lulit, se prej atij e ke këtë karrige, se po të mos ishte ai, s’kishe për t’u bërë kurrë kryetar bashkie.

Historia që është e vërtetë dhe po kursej emrat për etikë, në fakt ka hapur një debat të madh tashmë mes gjithë aktorëve që nxorën PD-në nga sistemi, se kush e mori këtë vendim.

Sali Berisha u distancua mbrëmë nga autorësia e këtij akti të paprecedentë të një opozite në Shqipëri, duke deklaruar se vendimet politike janë të Lulzim Bashës dhe ai ka qenë gjithnjë mbështës si deputet luajal.

Ilir Meta po ashtu ka deklaruar se vendimi është marrë kundër vullnetit të tij dhe se bën përgjegjës Bashën e Kryemadhin.

Basha në çdo takim me të huaj, u thotë në konfidencë se “nuk ka çfarë i bën Berishës dhe nuk mundi ta shmangte bojkotin”.

Kryemadhi në çdo takim thotë që na mori më qafë Basha me Berishën.

Tani që të gjithë e kuptojnë masakrën që i bënë PD-së, kanë filluar të shmangin dhe përgjegjësinë për këtë vendim.

Formalisht vendimi u miratua nga Këshilli Kombëtar i PD, ku u propozua nga Basha, dhe kjo e bën dhe më kolektive përgjegjësinë.

Por fakti që askush nuk do ta marrë personalisht përgjegjësinë për marrjen e këtij vendimi, tregon se të parët që kanë reflektuar mbi krimin që kanë bërë ndaj PD-së, janë vetë vendimmarrësit e këtij krimi.

Ata po sillen tani, si vrasës të penduar të PD, dhe po përpiqen t’ia lënë njëri- tjetrit “kopilin në prehër”, duke mos marrë askush përsipër që është autor i këtij akti.

Në të vërtetë të gjithë e dimë dhe kuptohej qartë dhe nga zhvillimet që akti i bojkotit të zgjedhjeve, ishte vazhdim i aktit të dorëzimit të mandateve, pasi u pa që dorëzimi i mandateve nuk zgjoi reagimin që priste Berisha e Meta, për të nxjerrë njerëzit në rrugë.

Duke bojkotuar dhe zgjedhjet, u mendua se do rritej ndjeshmëria. Kur as kjo nuk ndodhi, atëhere hyri në lojë Ilir Meta që anuloi 30 Qershorin me shpresë se kështu njerëzit do kishin një arsye ligjore për dhunë.

Në fund nuk ndodhi asgjë dhe të gjithëve u ngeli në dorë një opozitë jashtë sitemit, jashtë Parlamentit, jashtë bashkive…

Tani ka filuar faza e dytë e reflektimit, ajo e mos marrjes së përgjegjësisë për këtë që kanë bërë. Berisha i cili ishte arkitekti i gjithë kësaj historie u distancua duke ja lënë faturën Lulzim Bashës. Me shumë gjasa të gjithë atij kanë për t’ia lënë.

Ajo skena  e humorit me dorëzimin e postit nga një kryebashkiak i PD, përmbledh të gjithë atë që Basha i ka bërë PD-së, duke i hapur rrugë kësaj marrëzie, edhe pse nuk është vepër e tij.

Tani, ose ta mbrojë e të vazhdojë me bojkotin dhe jashtë sistemit, ose të tërhiqet duke akuzuar Berishën e Metën si autorë. Në të dyja rastet do të humbasë, por së paku të justifikojë “respektin” që duhet t’i bëjnë disa bashiakë socialistë, që t’i mbajnë portretin në zyrë.

Next Post
FOTO / Një zjarr i madh përfshin Golemin e Kavajës

FOTO / Një zjarr i madh përfshin Golemin e Kavajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In