Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e ndeshjes së shumëpritur mes Danimarkës dhe Shqipërisë, të shumtë janë tifozët kuqezi që kanë zbarkuar në Kopenhagen ku kanë nisur festën për kombëtaren.
JavaNews.al sjell ekskluzivisht foto të atmosferës në kryeqytetin danez, ku shihet qartë se ambienti është elektrizues.
Madje festës së kuqezinjve i janë bashkua edhe policët danezë të cilët nuk kanë ngurruar të bëhen pale në festën dhe atmosferën e ndezur kuqezi.














