• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kopenhagë-Malmoe, ura e bashkimit tani simbolizon ndarjen

by A R
06/01/2016 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të harrojmë fyerjet dhe mallkimet / dhe të ngrëmë dolli me njëri-tjetrin / me qëllim që ata dhe pjesa tjetër prej nesh të bëhemi ne / Kjo është më mirë, se sa të luftojmë”.

Benny Andersen, një poet danez, e ëndërronte kështu hapjen e urës rrugore dhe hekurudhore më të gjatë të Europës. “Ata” ishin suedezët, “ne të tjerët” ishin danezët”, dhe “Ne” në fund janë të dy popujt, plus pothuaj gjysmë miliardë europianë. Plus, siç është parë në dy-tri vitet e fundit, miliona qenie njerëzore që largohen mes tmerrit nga Afrika dhe Azia.

Tani që ura duket se po mbyllet, e ndaluar prej vulave dhe protokolleve, në lojë është shumë më tepër se sa Marrëveshja Shengen. Sepse ato 15.9 kilometra beton me 54 ndarje, që kur Margarita II e Danimarkës dhe Karl Gustavi XVI i Suedisë i inauguruan në 1 korrik 2000, kanë ribashkuar Veriun e Madh dhe të gjithë pjesën tjetër të Europës: të ndarë prej disa mijëvjeçarësh, deri në 2000, në gjeografinë fizike, në histori, në ekonomi, në kulturë. Nuk kishte avionë dhe anije në vitin 2000? Sigurisht që po, por betoni dhe binarët ishin vula, simboli i dy botëve që bashkoheshin. Që atëherë një europiane – dhe prej pak kohësh një afrikane.

Një aziatik, cilido – ka mundur të shkohë nga jugu i Europës në Rrethin polar arktik, dhe simbolikisht në vetë Polin e Veriut, pa i ngritur këmbët nga toka, dhe po kaq simbolikisht, pa u dashur të kapërcejë pengesa dhe tela me gjemba.

harta ura

Ura u inaugurua 15 vjet më parë, por kishte 100 vjet që ishte projektuar, të paktën në mendjet dhe ëndrrat e qeveritarëve, inxhinierëve, poetëve. Madje, ndoshta edhe më herët. Që kur Erik Dahlberg, inxhinier suedez, u porosit nga mbreti i tij Karl Gustavi X që të testonte, në kuptimin e vërtetë të fjalës, akullin e ngushticave të Danimarkës.

Ishte dimri i vitit 1658, Karl Gustavi kthehej me shpejtësi nga inkursionet shkatërrimtare në Poloni, për t’u hedhur tek një pre më prestigjoze: Danimarka, rivalja e përhershme. Por Danimarka ishte e mbrojtur pikërisht nga deti i saj dhe nga ngushticat e saj. Gjithçka e zgjidhi inxhinier Dahlbergu. Në fund të janarit 1658, u rikthye nga inspektimet e tij të fshehta, të kryera me meteorologët e oborrit, duke thënë se akulli, brenda pak ditësh do të bëhej kaq shumë i fortë, saqë mund të mbante një armatë. Kështu shtatë mijë ushtarë, të zgjedhur mes veteranëve më të fortë, me mijëra kuaj dhe karroca, përshkuan ngushticat: Kopenhageni u rrethua, dhe Frederikut III iu imponua një pakt poshtërues.

Mbi të gjitha, gjeneralët dhe sovranët e Europës mbajtën shënim: Veriu i Madh nuk ishte një planet pothuaj i paarritshëm, as edhe detet e tij një pengesë pothuaj e pakapërcyeshme; dhe po kështu e mendonin për Berlinin, Parisin apo Romën pasardhësit e Vikingëve.

Në Kopenhagen, një bestytni shpjegonte: nëse ngushtica e Oresundit ngrin dhe një suedez ecën mbi akull drejt Danimarkës, danezët kanë të drejtën që ta presin me rrahje. Por dimri, dhe akulli, ishin qartësisht vetëm një ikje e pasigurtë, si për njërën palë, edhe për tjetrën. Vetëm një urë, herët a vonë, mund të bëhej zgjidhja e vërtetë, në luftë apo në paqe. Dhe pas pak shekujsh, ura u ngrit.

Aty nga viti 1995, mendohej për gjëra të mëdha: ndërtim digash të larta përmes Oresundit, dhe krijimi në mesin e saj të themelit për urën e ardhshme. Më pas, ministrat e financave bënë disa hesape, dhe preventivat ranë.

Projekti ishte edhe një sfidë e madhe mjedisore, ende nuk dihet mirë nëse është fituar ose jo. Ujërat e detit Balltik që lagin ngushticën e Oresundit ruajnë ekuilibra shumë delikatë sepse është thelbësore, të pasur siç janë me kripë dhe oksigjen, për bashkëjetesën harmonike të peshqve si merlucët apo harengat: kështu, dragat gjigande gërrmuan në fundin e detit, me qëllim që kolonat, apo ishujt artificialë të mos reduktonin pikërisht shkëmbimet ujore.

Për Bashkimin Europian, i gjithë projekti ishte që në fillim një objektiv themelor. Dhe jo vetëm për arsye ekonomike: u përllogarit që – gjithnjë tek simbolet – ura do të përfshinte më shumë Danimarkën, e cila nga viti 1973është në BE por jo në eurozonë, dhe ruan me xhelozi disa mundësi përjashtimesh nga norma të caktuara europiane.

Në ndërkohë erdhi marrëveshja Shengen, përmbushja e një prej parimeve themelues të BE-së, lëvizja e lirë.

“Oresund”, ai emër që për shumëkënd kish qenë një dritare shprese, për të tjerë u shndërrua në një hije kërcënuese, më e akullt se sa akujt mbi të cilët galoponin kalorësit suedezë.

Corriere della Sera – Bota.al

Next Post

Janet Jackson vuan nga kanceri në kordat e zërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In