• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Koordinatorët anti-korrupsion të ‘Manjës’, kompetenca hetimore si BKH. Si do përgatitin dosjet për aferat në administratë, rastet në SPAK

by Java News
29/10/2021 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Rreth 50 degë të qeverisjes qendrore dhe vendore do të monitorohen, verifikohen dhe hetohen për afera korruptive nga një rrjet koordinatorësh me në qendër në Ministrinë e Drejtësisë. Struktura me në krye ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, ka kompetenca të mirëfillta hetimore, të cilat e bëjnë këtë organ të ngjashëm me Byronë Kombëtare të Hetimit. Stukuara do të përgatisë dosje për SPAK-un.

Sipas vendimit të qeverisë të miratuar në 20 tetor 2021 dhe botuar në Fletoren Zyrtare dy ditë më parë, koordinatorët anti-korrupsion fillojnë hetimin e një rasti korrupsioni apo veprimtarie arbitrare kryesisht ose bazuar në informacione të ndryshme, ankesa apo denoncime.

Për çdo procedurë hetimi, koordinatori hap një dosje të veçantë, e cila përmban çdo dokumentacion të ardhur, të marrë apo të mbledhur, lidhur me praktikën në fjalë. Kur denoncuesi pranon që të identifikohet, koordinatori, për të provuar shkeljen, mund të kërkojë ballafaqimin e personit denoncues me nëpunësin e institucionit. Ballafaqimi bëhet pjesë e dosjes. Gjatë hetimit, koordinatori kundër korrupsionit ka të drejtë të mbledhë informacione dhe dokumente, të cilat bëhen pjesë e dosjes së verifikimit.

Vendimi i qeverisë detyron çdo punonjës të administratës që të vërë në dispozicion të koordinatorit anti-korrupsion çdo dokument dhe material që kërkohet nga koordinatori, brenda tre ditëve nga paraqitja e kërkesës. Nga ana e tij, koordinatori anti-korrupsion mban një procesverbal, në të cilin përshkruhet gjetja për rreth praktikës së pretenduar korruptive, baza ligjore dhe të dhënat e dokumenteve të verifikuara dhe të administruara për qëllime të verifikimit

Në përfundim të hetimit, punonjësit përgjegjës në institucionin publik i vihet në dispozicion konstatimi i hetimit nëpërmjet protokollit apo email-it zyrtar, ku i kërkohet të dokumentojë komente, sqarime apo shpjegime për çështjen. Nëse punonjësi refuzon, koordinatori shënon në dosje refuzimin e tij për të dhënë sqarime.

Pas përfundimit të procedurës së verifikimit, koordinatori harton raportin përfundimtar të arsyetuar mbi çështjen, në të cilin përfshihen metodologjia e verifikimit të kryer, gjetjet, si dhe rekomandimet për ecurinë e trajtimit të rastit. Raportin e dërgon pranë strukturës anti-korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, e cila drejtohet nga ministri Ulsi Manja.

Struktura në Ministrinë e Drejtësisë mund të miratojë raportin, mund të kthejë pas për plotësime të mëtejshme ose mund ta rrëzojë si të pabazë. Nëse struktura përgjegjëse kundër korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë konfirmon raportin dhe konstaton elemente të veprës penale, i propozon koordinatorit që ta përcjellë raportin në SPAK, së bashku me të gjithë dokumentacionin e administruar./shqiptarja.com/m.j

Kompetencat e koordinatorëve anti-korrupsion
Next Post
Njihuni me parashikimin e motit për sot, çfarë surprizash rezervon pasditja

Keni bërë plane? Njihuni me parashikimin e motit për fundjavën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In