• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konventa për Integrimin, Gjosha: Gjithëpërfshirja, thelbësore  për Shqipërinë

by A R
26/05/2016 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U zhvillua sot  Sesioni Përmbledhës i Konventës për Integrimin Europian. Objektiv i konventës është institucionalizimi i debatit publik në çështje të lidhura me BE-në, mbështetur në bashkëpunimin mes qeverisë, shoqërisë civile dhe bizneseve.

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha e pranishme sot në këtë aktivitet theksoi rëndësinë që ka kontributi i gjithë aktorëve për procesin e integrimit. Ministrja u shpreh se për të çuar përpara procesin e integrimit janë të nevojshme aksionet konkrete të ekspertëve, të qytetarëve, të të gjitha grupeve të interesit.

“Ne sot kemi nevojë të ndjekim praktikat më të mira të vendeve që kanë kaluar nëpërmjet këtij procesi përpara nesh. Të mësojmë prej tyre. Ajo për të cilën kemi nevojë gjithashtu, janë pikërisht rekomandimet dhe ekspertiza konkrete, duke i paraprirë madje pse jo edhe institucioneve shtetërore e duke i vënë ato përpara një përgjegjësie më të madhe”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja u shpreh se Ministria e Integrimit Europian, e cilëson gjithëpërfshirjen prioritet shumë të rëndësishëm, duke shprehur bindjen se progresi i Shqipërisë në rrugën e integrimit, nuk mund të bëhet ndryshe.

“Sigurisht gjithëpërfshirja, realizohet pikësëpari nga institucionet shtetërore, por  pjesëmarrja e aktorëve të tjerë është thelbësore. Ministria e Integrimit i është përmbajtur rolit të saj koordinues për të standardizuar konsultimet më këta aktorë, duke i pasur periodike ku veçanërisht me shoqërinë civile jemi përpjekur të kemi një bashkëpunim konkret dhe të frytshëm”, tha Ministrja Gjosha.

Nëpërmjet Konventës synohet rritja e pjesëmarrjes të të gjithë segmenteve të shoqërisë shqiptare në formulimin e politikave kombëtare, forcimin e aftësive të ekspertëve në negocimin për integrimin europian si dhe krijimi i një kanali të qëndrueshëm dhe interaktiv informimi për publikun e gjerë.

Në sajë të kësaj konvente janë ngritur katër Grupe Pune, ku secili përbëhet nga përfaqësues të strukturave qeveritare, si dhe ekspertë nga OJF-të, media, akademia dhe sektori privat. Grupet e Punës adresojnë kapitujt më sfidues për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore; Drejtësia, Liria dhe Siguria; Bujqësia dhe Zhvillimi Rural; si dhe Mjedisi./a.m.

Next Post

Topalli: OSHEE e Gjiknuri po i marrin paratë njerëzve me asistencë sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In