• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontrolloja peshën time sepse…/ Victoria Beckham rrëfen periudhën më të errët të jetës

by Os De
10/10/2025 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas suksesit të dokumentarit “Beckham” që solli në ekran jetën e David Beckham, këtë vit Netflix ka publikuar një seri të re të përqendruar te bashkëshortja e tij, Victoria Beckham. 

Dokumentari i ri zbulon historinë e transformimit të saj nga një këngëtare pop e grupit “Spice Girls” në një dizajnere të respektuar ndërkombëtarisht — një udhëtim i mbushur me pasiguri, dështime, por edhe me një forcë të jashtëzakonshme për të mos u dorëzuar. 

Në premierën e mbajtur në Londër, Victoria foli për periudhën më të vështirë të jetës së saj pas ndarjes së grupit “Spice Girls”. 

“Ndihesha e humbur. Kujtoj që mendoja: ‘Zot, çfarë do të bëj tani?’, gjithçka që njihja kishte mbaruar”. Ajo tregoi edhe për presionin mediatik të asaj kohe, përfshirë momentin kur u peshuar publikisht vetëm gjashtë muaj pas lindjes së djalit të saj. 

“Isha shumë e re dhe më lëndoi vërtet. Fillova të dyshoja në vetvete dhe të mos e pëlqeja më veten”.  Në dokumentar, ajo pranon se për vite është përballur me një çrregullim në ushqyerje. 

“Kur ke një çrregullim të tillë, bëhesh mjeshtër në fshehje. Nuk isha kurrë e sinqertë për këtë, as me prindërit e mi”, shpjegon ajo, duke pranuar se kritikat për pamjen e saj e kishin dëmtuar thellë emocionalisht. 

Pas zhvendosjes së familjes në Spanjë në vitin 2003, Victoria ndjeu nevojën të qëndronte në qendër të vëmendjes për të ruajtur identitetin e saj. 

“E vlerësoja atë që kisha, por më mungonte qëllimi. Duhej të gjeja diçka që të ishte vetëm e imja”.  Në vitin 2008, Victoria themeloi markën e saj të modës, por përballja me botën e modës ishte e ashpër.  

Vetëm në vitin 2013, redaktorja legjendare e Vogue pranoi ta ndiqte për herë të parë. Megjithatë, sukseset nuk e shpëtuan nga vështirësitë financiare. Në vitin 2016, biznesi i saj gjendej në krizë. 

“Ishim miliona në humbje. Ishte e dhimbshme për të dy”, kujton David Beckham, i cili pranoi se s’mund ta ndihmonte më financiarisht në atë periudhë.  

Një investim i ri në vitin 2017 nga biznesmeni David Belhassen e shpëtoi kompaninë, megjithëse fillimisht ai vetë e konsideroi projektin “një katastrofë”. 

“Nuk kishin bërë kurrë fitim. Shpenzonin 80 mijë euro në vit vetëm për bimë zyre”, rrëfeu ai. 

Victoria e pranon se dikur kishte humbur kontrollin: 

“Nuk e kuptoja sa e shthurur isha me paratë. Njerëzit kishin frikë të më thoshin ‘jo’”. 

Por falë përkushtimit dhe këmbënguljes, në vitin 2022 marka e saj doli më në fund nga humbjet, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e një gruaje që refuzoi të ndalej, edhe kur bota dyshonte tek ajo. 

“Kam mësuar që kontrolli i vërtetë nuk vjen nga pasqyrat apo nga pesha, por nga mënyra si e sheh veten”. 

 

 

Next Post
“Nuk del gjallë nga salla kush më dënon nipin..”/ Familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje, kërcënimet nuk justifikohen! Babai në gjendje..

“Nuk del gjallë nga salla kush më dënon nipin..”/ Familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje, kërcënimet nuk justifikohen! Babai në gjendje..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In