Policia italiane ka prangosur një shtetas shqiptar pas kontrolleve rutinë të bëra në makinën e tij.
Ai është një 30-vjeçar që lëvizte me makinë në momentin e ndalimit nga autoritetet.
Atij iu gjetën në makinë 16 gramë hashash, të ndara në doza dhe gati për t’u shitur, një sasi marijuana si edhe 400 euro.
Pas kësaj, policia ka ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku u gjetën materiale paketimi për lëndën narkotike.
/a.r