• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kontrollet tatimore zbulojnë se gjysma e bizneseve të turizmit fshehin taksat

by Java News
11/07/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrollet tatimore kanë zbuluar se gjysma e bizneseve të turizmit punojnë në informalitet duke fshehur taksat që duhet t’i paguajnë arkës së shtetit. Drejtoria e përgjithshme e tatimeve deklaroi se dy javët e fundit inspektorët tatimor kanë kontrolluar në terren mbi 1770 biznese në fushën e turizmit, nga të cilat 49 për qind janë kapur me shkelje fiskale.

Sipas tatimeve, rastet më të shumta të shkeljeve janë ato të moslëshimit të kuponit tatimor për të fshehur xhiron reale, mosregjistrimit të punonjësve apo blerjeve të mallrave të pashoqëruara me faturë. Por veç këtyre parregullsive nga kontrollet janë gjetur edhe biznese që ushtronin aktivitet të paregjistruara farë në organet tatimore.

Administrata e tatimeve raporton se të gjithë këto subjekte janë penalizuar me gjoba që kapin një vlerë totale rreth 250 mijë euro. Ndërsa për tre biznese që janë kapur në shkelje të përsëritur për moslëshim kuponi është marra masa e mbylljes së aktivitetit për 30 ditë.

Turizmi konsiderohet si një nga sektorët me informalitetin më të lartë. Sipas analizave kompjuterike të riskut që zhvillon administrata tatimore, gati gjysma e bizneseve të turizmit si hotelet, bar restorantet apo pubet verore, rezultojnë të jenë në informalitet.

Prej dy javësh tatimet kanë nisur një fushatë të gjerë kontrolli për bizneset e turizmit, e cila synon jo vetëm të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit, por edhe të vendosë barazinë në treg për të mos dëmtuar bizneset korrekte.

Sipas tatimeve, kontrollet do të përfshijnë mbi 16 mijë biznese të lidhura me turizmin, veçanërisht ato që deklarojnë xhiro të ulëta ose ende nuk kanë ndryshuar statusin e tyre në aktiv.

ma.me

Next Post
Deschamps: Duam fitoren në këtë Botëror, nuk e kemi kaluar disfatën e para dy viteve

Deschamps: Duam fitoren në këtë Botëror, nuk e kemi kaluar disfatën e para dy viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In