• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kontrollet e përbashkëta Shqipëri-Kosovë, Çako e Maxhuni nënshkruajnë Memorandumin

by A R
07/07/2016 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nënshkruhet  Memorandumi për “Procedurën e përbashkët për organizimin e shërbimeve të kontrollit kufitar të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës në PKK (Morinë-Vërmicë), në territoret respektive.
Më datë 07.07.2016, në  PKK Vërmicë, në anën e kufirit të Kosovës,  Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Drejtues Madhor Haki ÇAKO dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës, Shpend MAXHUNI kanë firmosur Memorandumin mbi “Procedurën e përbashkët për organizimin e shërbimeve të kontrollit kufitar të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë së Kosovës, në PKK (Morinë – Vermicë), në territoret respektive”.
Miratimi dhe zbatimi i këtij Memorandumi ka përparësi në:
– Aplikimin e kontrollit kufitar të njerëzve dhe mjeteve në një pikë të përbashkët, duke minimizuar vonesat që mund të krijohen nga kontrolli i dyfishtë si nga pala shqiptare ashtu edhe ajo kosovare;
– Kontrollin e pasagjerëve në një pikë të përbashkët që mundëson përpunimin e qytetarëve pa ndalesa në dy anët e kufirit;
– Komunikimin dhe shkëmbimin e informacionit të drejtpërdrejtë ndërmjet punonjësve të Policisë kufitare, që do të ketë rezultate konkrete për mbarëvajtjen e punës dhe do të zgjidhë mosmarrëveshjet e mundshme;
– Lehtësimin e lëvizjes në dy anët e kufirit duke kontribuar pozitivisht në shkëmbimet kulturore, turistike, ekonomike, etj.;
– Lehtësimin e lëvizjes së pasagjerëve që do të mundësojë shtimin e numrit të qytetarëve të BE, të cilët hyjnë në vendin tonë duke përdorur linjat tokësore dhe ajrore të Kosovës.
Drejtorët e Policive të dy vendeve përkatëse , Z. MAXHUNI dhe Z. ÇAKO  kanë vlerësuar mjaft të suksesshëm bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës duke theksuar se të dy institucionet zbatojnë e do të zbatojnë  me korrektësi rekomandimet e BE-së për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar dhe krijimin e një ambienti të sigurt.
Bashkëpunimi ndërmjet Policive të dy vendeve është cilësuar si nga më të suksesshmit e arritur në bashkëpunimin ndërkufitar.
“Në kufi kemi Patrulla të Përbashkëta, Qendra të Përbashkëta të Shkëmbimit të Informacionit, përdorim të përbashkët të pajisjeve të kontrollit e mbikëqyrjes kufitare dhe Kabina të përbashkëta. Duke vlerësuar punën e bërë deri tani, ne pranojmë me kënaqësi se shërbimet kufitare të dy vendeve tona janë në gjendje të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë e kufijve në përputhje me kërkesat e BE-së për kontrollin e kufijve”, u pohua gjatë takimit.
Ky Memorandum  u firmos në kuadër të vazhdimit  të realizimit të detyrave të lëna gjatë takimit mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Edi RAMA dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës SH.T.Z. Isa MUSTAFA, ku mes të tjerave është diskutuar dhe çështja e Kabinës së përbashkët policore në kufirin Vermicë-Morinë, nga dy vendet përkatëse.
Në fund të takimit palët pjesëmarrëse ritheksuan bashkëpunimin dhe angazhim maksimal lidhur me zgjidhjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të shërbimeve në pikat e kontrollit kufitar mes dy vendeve, Shqipëri-Kosovë./a.m.
Next Post

FOTOT/ Kur festivali degjeneron në festë të shfrenuar erotike...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In