Gjatë kontrolleve të bëra nga policia rrugore në 14 ditët e para të korrikut janë arrestuar 12 shoferë dhe janë vënë 1,349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor në Durrës.
Bëhet e ditur se drejtuesit që janë arrestuar kanë qenë duke lëvizur pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit, kur një prej tyre është vënë në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 14 ditëve të para të këtij muaji janë vendosur 1,349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tej normave të lejuara;
Janë vendosur 78 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
396 masa administrative për parakalime të gabuara;
45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
/b.h