Policia e shtetit ka ka zhvilluar ditën e sotme disa kontrolle në qytetin e Durrësit, ku dyshohet se fshihet Aleksandër Laho, i njohur si “Rumi i Shijakut”.
Policia ka zhvulluar kontrolle në banesën e Lahos, i cili është i shpallur në kërkim prej kohësh. Nga kasioni mësohet se është ndaluar vëllai i tij, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë.
Aksioni është ndërmarrë pas sinjalizimit nga burime në teren të policisë se “Rrumi” ka qenë në banesën e tij. Laho është në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e prokurorit Arjan Ndoj, e po ashtu për tjetërsim pronash në Lalz./m.j