• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kontrolle, gjoba dhe arrestime! Rrugorja bën ‘kërdinë’ në Tiranë

by A R
24/12/2017 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë gjatë 48 orëve të fundit, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit, kanë intensifikuar kontrollet  në të gjitha akset rrugore, me qëllim, kapjen e personave që qarkullojnë me armë, të atyre të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme apo të lëndëve narkotike.

Kontrollet janë intensifikuar edhe nga Policia Rrugore e Tiranës duke përdorur Dragerat  e Radarët, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara , apo të atyre që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve  të ushtuara nga Forcat e Posaçme e Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shqiponjat janë kapur 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale , për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë 24 shtetas, për verifikim, pasi qarkullonin pa dokument identifikimi me vete.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 16 prej tyre ishin persona të skeduar nga ana e policisë si persona me precedent penal.

Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qendrat e banuara,  për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo dhe për shkelje të tjera, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentuar dhe ndëshkuar 91 drejtues mjetesh, të cilëve u është pezulluar Leja e Drejtimit dhe konkretisht: 53 Leje Drejtimi për  shpejtësi tej normave të lejuar, ku në qendrat e banuara shpejtësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar, 23 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 4 Leje drejtimi për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe 11 Leje Drejtimi për shkelje të tjera të ndryshme.

Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi   gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë: 4 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur,  si dhe 2 drejtues mjetesh që  drejtonin automjetet të pa pajisur me Leje Drejtimi.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur, 42  masa për mos përdorimin e rripit të sigurimit, 83 masa për parakalim të gabuar, 87 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 12 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit, 59 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa  kontroll teknik të mjetit, 269  për qëndrim të gabuar, si dhe 452 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë bllokuar dhe 8 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bëjnë me dije se do vijojnë të intensifikojnë masat  në të gjitha drejtimet, duke rritur prezencën e Policisë në rrugë, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët.

Next Post
Krishtlindjet, dhurata për fëmijët në spitalin e Lezhës

Krishtlindjet, dhurata për fëmijët në spitalin e Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

December 30, 2025
Thirrja e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për liderët botërorë: Merreni seriozisht!

Thirrja e fortë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për liderët botërorë: Merreni seriozisht!

December 30, 2025
Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)

December 30, 2025
U propozua si Ministër Kulture, Turizmi dhe Sporti, Gonxhja: Falenderues ndaj kryeministrit për besimin

Gonxhja: Lajm i jashtëzakonshëm për kinemanë në Shqipëri! Rreth 1.4 milionë euro për..

December 30, 2025
“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme

“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme

December 30, 2025
U tha se kishte dijeni për abuzimin seksual të të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë pas disa muajve shefi i krimeve

U tha se kishte dijeni për abuzimin seksual të të miturës në Përmet, rikthehet në detyrë pas disa muajve shefi i krimeve

December 30, 2025
Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian’! Përgjigje për..

Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian’! Përgjigje për..

December 30, 2025
Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Serbët drejt kutive të votimit në vitin 2026/ Vuçiç plotëson kërkesën për zgjedhje të parakohshme

December 30, 2025
Del fotoja e 67–vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në hyrje të pallatit në Shkodër! Kush ishte viktima Hysni Ymeri

Del fotoja e 67–vjeçarit që humbi jetën pas shpërthimit në hyrje të pallatit në Shkodër! Kush ishte viktima Hysni Ymeri

December 30, 2025
98.65 mln lekë për platformë analitike/ OSHEE drejt Inteligjencës Artificiale: Synohet ulja e gabimeve dhe vendimmarrje më e saktë

98.65 mln lekë për platformë analitike/ OSHEE drejt Inteligjencës Artificiale: Synohet ulja e gabimeve dhe vendimmarrje më e saktë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com