Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në banesën e Valter Bamit në Nikël te Krujes.
Bami ndodhet i arrestuar pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas, ku mbeti vrarë kunati i Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.
Policia shkoi në banesë me qëllim gjetjen e armës sportive, të cilën ai ka pretenduar se e ka me leje.
Valter Bami ka deklaruar se gjurmët e barutit te gjetura ne nje pjese te dores se tij, kane mbetur pikerisht nga përdorimi i pistoletes sportive.
Megjithatë, mësohet se pas kontrollit nga policia, arma sportive nuk është gjetur.
/a.r