• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontroll dhëmbësh për azilkërkuesit shqiptarë në Britani

by Java News
06/11/2016 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëtimet plot sakrifica që bëjnë shqiptarët për të arritur në Britaninë e Madhe, do të mbyllen me një poshtërim, që të kujton tregun e skllevërve të Afrikës shekuj më parë: kontrolli i dhëmbëve. Autoritetet angleze propozojnë që të rinjve shqiptarë që prezantohen si fëmijë nën moshën 18 vjeç, t’i kontrollohen dhëmbët për t’i nxjerrë moshën e vërtetë. Propozimet kanë ardhur pas abuzimit të të rinjve shqiptarë që vetëdeklarohen si minorenë nën moshën 18 vjeç, duke krijuar probleme më pas në familjet që kujdesen për ta apo në shkollë. Një raport i zbuluar nga Daily Mail dëshmon se mësuesit në Britaninë e Madhe kanë marrë masa disiplinore ndaj azilantëve shqiptarë që janë deklaruar si fëmijë, por dyshohen se kanë gënjyer.

Sipas një raporti kishte pasur raste kur “fëmijët ishin refuzuar” nga shkolla pas dyshimeve që ishin në moshë më të madhe, sesa deklaronin. Sipas një dokumenti tjetër të rinjtë shqiptarë ishin hequr nga familjet kujdestare për shkak të sjelljes së tyre përkundrejt femrave kujdestare, ndërsa punonjësit socialë fajësonin paragjykimet gjinore që kishin këta fëmijë.

Problemet e moshës dolën në pah kur më shumë se 300 emigrantë vërshuan drejt Britanisë së Madhe pas shkatërrimit të kampit në Kale. Pas këtij fluksi emigrantësh, erdhën dolën propozimet e para për kontrollin e dhëmbëve me rreze X, që nxjerr dhe moshën reale të azilantit. Por ky ishte vetëm maja e ajsbergut, shkruan Daily Mail. Rreth 500 shqiptarë hynë në Britani vitin e kaluar, duke deklaruar se ishin fëmijë jetimë që kërkonin azil. Shteti anglez i siguroi një shkollë dhe një familje që kujdesej për ta, duke i garantuar ndihmë deri në moshën 25 vjeçare. Thuajse gjysmës prej tyre iu hoq kjo ndihmë pas disa muajsh. Abuzimi ime moshën ishte i tillë sa autoritetet zhvilluan një operacion sekret për verifikimin e moshës së “fëmijëve shqiptarë” në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

Problemet që kanë shkaktuar fëmijët shqiptarë e pashoqëruar që kërkojnë azil raportohen prej dy vitesh tashmë.

Si shembull të abuzimit, Daily Mail sjell shifrat e azilantëve në një zonë të Londrës. Janë gjithsej 433 fëmijë azilantë të regjistruar në zonën e Londrës Jugore – 214 prej tyre shqiptarë dhe vetëm 11 sirianë.

Një deputet anglez ka thënë për Daily Mail se është në dijeni të problemit të azilantëve që gënjejnë për moshën për të përfituar nga skema e ndihmës.

“Na duhet një kontroll më i rreptë, ndaj mendoj se kontrolli i dhëmbëve është një propozim i arsyeshëm, që nuk do të ketë abuzime, apo që fëmijët e tjerë nuk do të jenë në rrezik”.

Thuajse të gjithë janë meshkuj adoleshentë dhe kjo ka sjellë probleme në shkolla dhe në shtëpitë ku jetojnë. Në një raport të autoriteteve britanike në Janar thuhet se “përveç dyshimeve për moshën ka pasur masa disiplinore nëpër shkolla”
Në mars, hartuesve të raportit iu tha “Disa shkolla kanë përjashtuar disa prej fëmijëve për shkak të moshës madhore”.

Në korrik të 2015 “Shërbimi i kujdestarisë ka pasur probleme veçantërisht me këtë grupim për shkak të sjelljes ndaj kujdestareve femra”.

Një raport tjetër i rendit të rinjtë shqiptarë si grupimi më i madh në mes të rinjve të dënuar në Angli. Krimet për të cilat dënohen janë zakonisht për rrahje ose për vjedhje, shkruan Dailmail.

Vitin e kaluar u morën 583 vendime për fëmijë shqiptarë që kërkonin azil në Angli. 299 prej tyre u pranuan, 284 të tjerë u refuzuan. Në pesë vitet e fundit 115 nga 2018 shqiptarë u zbuluan që kishin mashtruar me moshën e tyre për të përfituar azil në Angli. Ata u refuzuan pas dyshimeve se ishin më shumë se 18 vjeç.

Por ka shumë të tjerë që dyshohet se janë më të mëdhenj nga sa kanë deklaruar. Për këtë arsye, që nga viti 2013 ka nisur një projekt i quajtur Operacioni Coldspell, sipas të cilit kërkohet në Shqipëri për familjet e azilantëve që ata të rikthehen në shtëpitë e tyre.
Tema/d.i.

Next Post
UÇK: “Fajin për fryrjen e listave të veteranëve e ka politika dhe hierarkia ushtarake”

UÇK: “Fajin për fryrjen e listave të veteranëve e ka politika dhe hierarkia ushtarake”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In