Si çdo vit, në New York është organizuar “Nëntori Shqiptar në New York” për nder të Shqipërisë dhe të festës së pavarësisë.
Z. Grenell, është prej atyre amerikanëve që e duan vendin tonë dhe është një ambasador në rrethet e veta të influencës. Richard Grenell është ende i angazhuar me politikë dhe vazhdon përpjekjet dhe thirrjet e veta ndaj qeverisë amerikane, që t’i japin Shqipërisë vëmendjen që meriton. Gjithashtu, ai ende kontribuon për promovimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit si një rajon i favorshëm ekonomik.
















