• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontribuoi për rikonstruksionin e konvikteve, Bashkia e Tiranës nderon familjen

by Java News
26/01/2019 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thirrjes së kryeministrit Edi Rama dhe Bashkisë së Tiranës për të dhënë një dorë në rikonstruksionin e konvikteve në “Qytetin Studenti”, iu përgjigjën menjëherë disa nga bizneset shqiptare.

Një prej tyre ishte edhe kompania e familjes Sadushi, e cila iu bashkua nismës “Adopto një konvikt”, përmes së cilës, deri në verë, bashkia synon të ndërhyjë fillimisht në mjediset e përbashkëta të godinave, e më pas edhe nëpër dhoma.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi Arben Sadushit “Medaljen e Mirënjohjes”. “Zakonisht në bashki nderojmë presidentë, kryeministra që vijnë nga jashtë, apo kryetarë bashkie që na vizitojnë nga vende të tjera, por ndonjëherë harrojmë që heronjtë e vërtetë i kemi këtu mes nesh. Siç respektojmë dhe nderojmë të huajt, çka është shumë e rëndësishme, s’duhet të harrojmë të vlerësojmë qytetarët tanë, duke nisur nga fëmijët e familjes Sadushi, të cilët patën idenë të ishin kontribues në kauzën për të rregulluar konviktet e “Qytetit Studenti” dhe iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së kryeministrit, e mandej nxitën prindërit e tyre. Për këtë arsye, dua t’i jap këtë medalje mirënjohjeje familjes Sadushi, për gjithë kontributin dhe ndihmën që na dhanë në “Qytetin Studenti”, si familja e parë që iu përgjigj kësaj thirrje, edhe me shumë shpresë për një brez të ri që është i ndjeshëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ftoi që kjo nismë të ndiqet edhe nga biznese të tjera. “Unë e kuptoj që është më kollaj të thuash jam “me studentët, me studentët”, por është më e vështirë të bësh diçka për ta. Si familja e parë që nisi këtë risi, jo vetëm për të qenë me studentët, por për të bërë diçka konkrete për studentët, keni gjithë mirënjohjen tonë dhe të qytetit të Tiranës”, tha ai.

Familja Sadushi vlerësoi Bashkinë e Tiranës për këtë nismë dhe nxiti bizneset e tjera që t’i bashkohen kësaj nisme, si një mundësi për të kontribuar për brezat e ardhshëm.

a.cupaj

Next Post
Kërkojnë dyfishim çmimesh, Ministria kundër stomatologëve

Manastirliu garanton qytetarët: Nuk do të ketë rritje të çmimeve të shërbimit dentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In