• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kontratat provizore me OSHE, ja përfituesit në Tiranë

by Lorenc Vangjeli
29/01/2016 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon listën me 101410 abonentët që janë kualifikuar për t’u trajtuar me kontrata provizore. OSHEE bën të ditur se kontratat provizore janë kontrata, të cilat janë lidhur në sistemin energjetik pa paguar detyrimin ligjor ndaj kompanisë për t’u lidhur në rrjet. Për të përfituar nga ky shërbim, OSHEE bën të ditur se për shkak të kërkesave të shumta, afati pritet të shtyhet edhe pas 31 janarit, që ishte caktuar si datë për mbylljen e këtij procesi.

“Theksojmë se procesi për përditësimin e të dhënave dhe për këto kontrata provizore do të vazhdojë dhe pas datës 31 janar 2016”, bën të ditur OSHEE, e cila bën të ditur gjithashtu edhe listën me dokumente që duhet të plotësojnë abonentët familjarë dhe bizneset për të përfituar nga ky shërbim. Kompania thekson se kalimi i kontratave provizore në status definitiv është pa pagesë dhe i bën apel kësaj kategorie të nxitojnë për t’iu drejtuar sporteleve të Kujdesit ndaj Klientit (KNK-ve) të plotësojnë formularin me të dhënat e sakta.

Në përfundim të procesit të përditësimit, bazuar në analizat e të dhënave do ngelet në vendimmarrjen e kompanisë për të vendosur nëse abonentët privatë dhe familjarë që aplikojnë për kalimin e kontratave të tyre provizore në definitive mbas kësaj date do të paguajnë detyrimin ndaj kompanisë. OSHEE bën të ditur se për të shmangur radhët e gjata, sportelet do të punojnë edhe të dielën deri në orën 18.00. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon procesin e përditësimit të dhënave për 1.2 milionë kontratat që ka me konsumatorët, proces i cili ka nisur në shtator 2015.

Ky proces synon identifikimin e klientëve, ku do të kihet parasysh identiteti i plotë i tyre, adresa e saktë, mënyra si janë të lidhur në rrjet në kuptimin çfarë nivel tensioni, si dhe të dhënat për matësit. Qëllimi i këtij projekti përditësimi është plotësimi i dosjeve që mbartin mangësi informacioni të abonentëve të OSHEE. Për abonentin ka avantazh, pasi një dosje/kontratë e tij me të dhëna të sakta/të plota/të besueshme, e shndërron shërbimin ndaj tij më transparent dhe eficient. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë të kontratave provizore duke nisur me Tiranën.

DOKUMENTET PËR TË LIDHUR KONTRATËN
PËR ABONENTËT FAMILJARË
1. Kopje e formularit për përditësimin e të dhënave.
2. Kopje e deklaratës për çlirimin e përgjegjësisë.
3. Kopje e librezës ose faturës së fundit
4. Kopje e kartës së identitetit të mbajtësit të kontratës.
5. Kopje e certifikatës familjare.
6. Foto e matësit(nëse ka matës të instaluar)
7. Foto e objektit.
8. Kopje e dokumentit të pronësisë së objektit.
PËR ABONENTËT PRIVAT
1. Kopje e formularit për përditësimin e të dhënave.
2. Kopje e deklaratës për çlirimin e përgjegjësisë.
3. Kopje e librezës, ose faturës së fundit.
4. Kopje e QKR dhe NIPT.
5. Kopje e kartës së identitetit të administratorit.
6. Kopje e dokumentit të pronësisë së objektit.
7. Kopje e projektit elektrik.
8. Në rast se mbajtësi i kontratës ka marrë ambientin me qira, kopje e kontratës së qerasë, bashkangjitur dhe dokumenti i pronësisë së objektit.

Next Post

Leicester City mjaft aktive në merkato, 15 mln euro për sulmuesin e Milanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In