• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontradikta, Berisha flet si proamerikan por sulmon ambasadorin Lu: I shërben Ramës…

by A R
23/12/2017 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ambasadorin amerikan Donald Lu, lidhur me reagimin e tij pas votimit në OKB. Deklaratën e ambasadorit, Berisha e vlerëson si “qëndrim në shërbim të kryeminsitrit Rama”.

Ai sulmon kështu linjën e SHBA në Tiranë që përfaqësohet nga ambasadori Lu.

STATUSI I BERISHËS

Diplomacia e dyfytyrësisë është diplomaci e pafytyrësisë!

Të dashur miq, Edi Rama, pasi votoi në OKB dy herë brenda një viti kundër SHBA dhe kundër interesit kombëtar, në vend të marrjes së përgjegjësive për aktin e tij të pabesë antikombëtar, zgjodhi rrugën e mashtrimit të hapur të shqiptarëve dhe, kësaj radhe, për qëndrimet e tij antishqiptare, përpiqet të mashtrojë kombin e tij duke e gënjyer pafytyrësisht atë!

Kështu, nga vakancat në hotele ultraluksoze që po bën në New York, ai urdhëron Ditziun e tij t’u servirë shqiptarëve për t’ju hedhur atyre hi syve dhe justifikuar qëndrimin e tij antiamerikan dhe në kundërshtim të mirëfilltë me interesin kombëtar, të deklaroje se:

a- vota kundër SHBA ishte e diktuar nga kërkesa e Bashkimit Europian. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Bashkimi Europian nuk kishte një kërkesë të tillë dhe nuk kishte asnjë vendim për votim unanim. Prandaj dhe Çekia, Hungaria, Letonia, Rumania, Kroacia, Polonia vende anëtare këto të Bashkimit Europian iu përgjigjën kërkesës së qeverisë së SHBA që të abstenonin, dhe këto vende nuk votuan pro rezolutës për dënimin e SHBA. Përveç këtyre, këtë qëndrim mbajti dhe Bosnja Hercegovina. Qëndrim të kundërt mbajti klika mosmirënjohëse e Shqipëria, që u detyrohej SHBA jo vetëm ekzistencën e saj, shpëtimin nga copëtimi përfundimtar në vitet 20 të shekullit të shkuar, por edhe çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës në dy dekadat e fundit.

Pas këtij mashtrimi ordiner, Rama me Ditziun e tij, për të justifikuar qëndrimin e tyre kundër SHBA dhe interesit kombëtar, hodhën në treg mashtrimin e ri. Ata thanë:

b- se kemi votuar siç ka votuar Berisha në vitin 2012 rezolutën për Palestinën. Ky është një mashtrim i paskrupullt dhe krahasim kretinësh politikë.

Kjo sepse, së pari, në vitin 2012 qeveria nuk votoi pro rezolutës për dhënien e statusit të vëzhguesit të vendit jo anëtar Palestinës në OKB, pra nuk mbështeti një rezolutë që e kundërshtonin SHBA dhe Izraeli, por abstenoi dhe për këtë u falënderua nga qeveria e SHBA.

Së dyti, unë isha nga më të paktit kryetar qeverie që kundërshtova haptas në fjalën time në Samitin e OKB kërkesën e Palestinës dhe shpjegova para shqiptarëve dhe botës shkakun e kundërshtimit të Shqipërisë (në foto keni pjesën e fjalimit tim dhe abstenimin e Shqipërisë për rezolutën e dhënë), i cili konsistonte në përjashtimin e SHBA nga procesi i paqes në Lindjen e Mesme dhe mundësinë e përhapjes se një lufte të gjerë.

Pas demaskimit nga mediat të këtyre dy argumenteve të mësipërme, Rama nga resortet luksoze turistike keqshfrytëzon Ditzinë e tij dhe u thotë shqiptarëve se rezoluta nuk është kundër SHBA.

Në këtë dyfytyrësi ata u inkurajuan edhe nga deklarata e ambasadorit Lu në Tirane, i cili, për arsye që i di ai vetë apo për të mos munguar në shërbim të Ramës, bënte sikur nuk ishte votuar në OKB ose të paktën nuk u thoshte shqiptarëve se qeveria e tyre votoi kundër SHBA.

Mirëpo edhe kjo ishte një gënjeshtër bajate. Në të vërtetë diplomacia e SHBA dhe vetë Presidenti Trump i bënë të qartë çdo vendi, përfshirë Shqipërinë, se ata votën pro për këtë rezolutë e konsideronin votë kundër tyre. Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley në letrën drejtuar ambasadave të vendeve anëtare të OKB përfshi këtu edhe Shqipërinë shkruan se:

“Do të raportoj te presidenti i SHBA-së emrat e të gjithë atyre që mbështesin një draft rezolutë që hedh poshtë lëvizjen e SHBA-së në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Presidenti Trump e ka marrë personalisht këtë çështje”, – dhe vijon – “Ndërsa konsideroni votën tuaj, ju inkurajoj që ta dini se presidenti dhe SHBA do të marrë këtë votë personalisht. Presidenti do ta vëzhgojë këtë votë më kujdes dhe më ka kërkuar që të raportoj për ata që votojnë kundër nesh”,

Pra për ambasadoren Haley, qeverinë e SHBA dhe presidentin e SHBA, Donald Trump vota pro e Shqipërisë për rezolutën në fjalë ishte vote kundër tyre.

Por kjo nuk është e vërtetë për Edvin Kristaq Ramën dhe Ditzi Sul Bushatin, te cilët nuk mund t’iu harrojnë SHBA-ve armiqësinë ndaj etërve të tyre, xhelatë të shqiptarëve ndaj dhe plagosën me qëndrimin e tyre të pabesë marrëdhëniet me SHBA, aleatin më kryesor, më strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar!

Berisha fb 1

Next Post
Ja deri kur do ketë reshje, fundjava befason sërish…

Ngricat i lënë vendin rrebeshit, javën e ardhshme reshje intensive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

January 1, 2026
Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

E rëndë në Zvicër/ Shpërthim në resortin ku po festohej Viti i Ri, disa persona humbin jetën

January 1, 2026
Grabitje si në filma te rruga Bardhyl, 35-vjeçari përplas dy automjete gjatë arratisjes me makinën e vjedhur

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve, e mitura në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

January 1, 2026
‘Kushtetuesja’ e la në detyrë, vjen urdhri i parë i Veliajt nga burgu: Të nisë puna për…

Veliaj urim për Vitin e Ri: Jetoni me zemër të madhe, punoni me pasion dhe mbajini ëndrrat tuaja gjallë

January 1, 2026

Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës, Rama ndan lajmin: Mirë se erdhët!

January 1, 2026
MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com