• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kontrabandë makinash dhe pjesë këmbimi, Crown Agents zbardh skemën

by Java News
09/03/2016 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertëve të Crown Agents kur mbërritën për herë të parë në Shqipëri në fund të vitit 2013 Iu ka bërë përshtypje numri i madh i automjeteve me targa të huaja, kryesisht targa britanike, por edhe italiane, amerikane e të vendeve të tjera.

“Kemi zbuluar mbi 1058 raste të tilla dhe në 90% të tyre besojmë se qëllimi i përdorimit të regjimit të përkohshëm ka qenë për të shmangur pagesën e taksave për importin e automjetit” thuhet në një përmbledhje zyrtare që Crown Agtens, kompania e konsulencës në dogana ka bërë në mbyllje të misionit në Shqipëri.

Megjithatë, pasojat shkonin shumë më larg se sa thjesht mashtrim i thjeshtë me të ardhurat, shpjegojnë britanikët.

Jo vetëm që për këto automjete nuk ishin paguar taksat e duhura, por ato as nuk ishin regjistruar në Shqipëri dhe nuk ishin objekt i kontrolleve vjetore për sigurinë e automjetit dhe në shumë. raste nuk kishin siguracion të vlefshëm, referohet në raport.

“Sigurisht që nuk ekzistonin as në sistemin kombëtar të regjistrimit e për rrjedhojë policia nuk mund të gjurmonte pronarët e tyre në rast se ata kryenin shkelje si dhe shumë prej targave britanike ishin ose të falsifikuara ose të skaduara”, sqaron Crown Agents.

Vetëm në rrugët e Tiranës kemi larguar mbi njëmijë automjete të paregjistruara, për të cilat nuk ishin paguar taksat e figuracioni, ndaj kemi hartuar gjithashtu një Udhëzim të ri, i cili është firmosur nga drejtori i Përgjithshëm, ku jepet më shumë qartësi dhe transparencë rreth kushteve të regjimit, referojnë ekspertët e Crowns Agents.

Në maj 2014, një grup operacional i Crown Agents hyri në ambientet e një varreze makinash në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Kjo u pasua nga identifikimi i një sërë automjetesh tregtare të pajisura me targa britanike, të cilat qëndronin të parkuara jashtë.

Gjatë kontrollit të ambienteve, grupi operacional mundi të identifikojë edhe një sasi të konsiderueshme pjesësh këmbimi për makina, përfshirë motorë dhe parakolpe të cilat mbanin ende targa britanike.

Pronari i varrezës pranoi se nuk ishin paguar detyrimet e importit për asnjë nga automjetet që ndodheshin në ambientet që ai zotëronte.

Ai gjithashtu pranoi se parakolpet me targa britanike u përkisnin disa automjeteve të tjera të cilat kishin hyrë në Shqipëri pa paguar detyrimet, e që ishin blerë (në mënyrë të jashtëligjshme) nga importuesi i parë. Ishte e qartë që ky biznes kishte qenë i përfshirë për një kohë të gjatë në blerjen e automjeteve të importuara nga palë të treta me qëllim çmontimin e tyre për pjesë këmbimi.

Ambientet e varrezës u bllokuan dhe detajet e këtij rasti iu kaluan Departamentit Hetimor për procedim të mëtejshëm. Të gjitha mallrat qëndrojnë tashmë të bllokuara e nën kontrollin e Doganave deri sa ky rast të zgjidhet.

“Pas këtij rasti, u gjetën disa ambiente të tilla rreth e qark zonës së Tiranë të cilat kryenin aktivitete të ngjashme (p.sh. automjete me targa të huaja të çmontuara për pjesë këmbimi) pra, automjete që ishin importuar nën Regjimin e Lejimit të Përkohshëm (duke shmangur detyrimet e importit). Në njërin prej këtyre rasteve u kërcënua edhe familja e njërit prej këshilltarëve tanë nga ana e një shtetasi shqiptar i cili jetonte në Britaninë e Madhe dhe furnizonte një varrezë me makina. Ne mundëm të koordinoheshim me autoritetet britanike dhe ndërmorëm të gjithë hapat e nevojshëm”, thuhet në raport./ Monitor

Next Post

Pacolli: Isa Mustafa e du pse nuk u formua FAK më 2013

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In