4 administratorë farmacish e shfrytëzuan periudhën e pandemisë COVID-19 për kontrabandë ilaçesh. Në operacionin e zhvilluar 2 ditë më parë në Tiranë njëri prej administratorëve që ra në prangat e policisë është Florian Marku.
Marku ka në zotërim 3 farmaci: “Flori”; “Flori 2”; “Flori 3”, të treja në kryeqytet.
Pas një hetimi 10 mujor i Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, policia finalizoi 2 ditë ma parë operacionin e koduar “Përfitimi”, ku arrestoi 6 persona që akuzohen se kanë shitur medikamente kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë. Dy të arrestuarit e tjerë janë të punësuar, mes tyre një grua 64-vjeçe që dërgonte mallrat kontrabandë. Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme medikamentesh të futura kontrabandë dhe një automjet.
Të gjithë të arrestuarit gjatë operacionit janë;
Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie;
Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu.
Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike