• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kontrabandë edhe me ngjalat, arrestohen 17 persona

by A R
08/03/2017 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet greke dhe spanjolle, me mbështetjen e Europol-it dhe Eurojust-it, kanë shkatërruar një rrjet kriminal ndërkombëtar që dyshohej se ka futur kontrabandë mbi 2 ton ngjala nga vendet e BE-së në Kinë.

Operacionet e kryera në Greqi dhe Spanjë kanë çuar në arrestimin e 17 personave dhe sekuestrimin e 2 ton ngjalave me vlerë 10 milion euro.

Policia ka konfiskuar gjithashtu edhe disa usb, makina luksoze, 1 milion euro në të holla dhe shufra ari.

Besohet se për sezonin aktual, ngjalat e kontrabanduara nga BE-ja në Kinë, vlerësohen me 10 milionë euro.

“’Operacioni Liqeni’ tregon se çfarë rezultatesh të suksesshme mund të arrihen kundër trafikimit të kafshëve të egra, kur hetuesit e terrenit nga shtetet e ndryshme anëtare të BE-së punojnë së bashku. Plani i veprimit i BE-së kundër trafikimit të specieve në rrezik zhdukje, ofron një bazë solide për bashkëpunim. Në rastin konkret, ngjalat janë një prej specieve më të rrezikuara në Evropë. Peshkimi dhe tregtia e paligjshme përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për mbijetesën e tyre. I përgëzoj ata që kanë treguar një mesazh të fortë… Se ne jo vetëm kujdesemi për mbrojtjen e biodiversitetit, por kemi kapacitetin për të vepruar”, tha Karmenu Vella, Komisioneri i Peshkimit, Mjedisit dhe Çështjeve Detare.

“Ky operacion është një shembull i mrekullueshëm se si shtetet anëtare të BE-së mund të përfitojnë nga mbështetja e Europolit për të trajtuar me sukses krimin e organizuar ndërkufitar. Do të doja të përgëzoja hetuesit e shteteve anëtare dhe Europol-it për punën e tyre të madhe dhe vendosmërinë. Agjencia jonë do vazhdojë punën e saj për të luftuar trafikimin e specieve të rrezikuara në BE”, tha Rob Wainwright, drejtori i Europol-it.

Operacioni ka qenë nismë e Shërbimit Spanjoll të Mbrojtjes së Mjedisit (SEPRONA). Hetuesit zbuluan një kompani që kishte bërë blerje të dyshimta ngjalash në 4 shtete të ndryshme. Sapo ngjalat ishin futur në tregun e ligjshëm, kompania i transportoi ato në Greqi duke përdorur dokumente false. Ngjalat ishin eksportuar në mënyrë të paligjshme në Azi si “peshk i freskët”. Operacioni, i quajtur “Abaia” është një rezultat i drejtpërdrejtë i “Operacionit Liqeni”, një aksion i përbashkët midis Francës, Portugalisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Operacioni Liqeni” ka nisur nga Europol në vitin 2015 në kuadër të planit të veprimit të Bashkimit Evropian kundër trafikimit të kafshëve të egra.

“Operacioni Abaia” është aksioni më i rëndësishëm i viteve të fundit në drejtimin e trafikimit të specieve të rrezikuara në BE.

Ngjalat evropiane (Anguilla anguilla) kanë filluar të zhduken me shpejtësi. Sipas vlerësimeve nga Këshilli Ndërkombëtar për Eksplorimet e Deteve (ICES), deri në vitin 2011, numri i “ngjalave xham” të lindura çdo vit ishte vetëm në 1% të nivelit që ka qenë para viteve ‘80.

Sipas legjislacionit të BE-së, vendet anëtare duhet të marrin masa që lejojnë 40% e ngjalave të rritura të kalojnë nga ujërat e brendshëm në det, ku mund të shtohen. Bazuar në rekomandimet vjetore të Shqyrtuesve të Grupit Shkencor të përbërë nga ekspertë të vendeve të BE-së, tregtia ndërkombëtare e ngjalave evropiane brenda dhe jashtë BE-së është e ndaluar./tvklan.al

Next Post
VIDEO/ Mënyra sesi duhet pastruar laptopi

VIDEO/ Mënyra sesi duhet pastruar laptopi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

Kosova do të njohë dokumentet e Beogradit në Veri, Rama: Mbështesim koordinimin me BE-në

March 14, 2026
Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In