Me një pamje të zymtë presidenti bjellorus Alekdsandër Lukashenko i dha lamtumirën ministrit të tij të jashtëm Vladimir Makei prej shumë kohësh. Të pranishëm në ceremoninë e varrimit të ministrit të Jashtëm, i cili humbi jetën disa ditë më parë në rrethana të paqarta ishin edhe zyrtarë rusë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se tashmë presidenti Lukashnko ka frikën e një atentat të mundshëm ndaj tij dhe për këtë arsye ka ndërruar stafin e sigurisë, por edhe atë të kuzhinierëve.
Kreu i shtetit ka urdhëruar kryerjen e testeve toksikologjike në trupin e ministrit për të zbardhur misterin e vdekjes së tij. Ish-spiuni bjellorus dyshohet se është vrarë në një operacion në Moskë për shkak të kontakteve të tij të fshehta me Perëndimin në lidhje me luftën në Ukrainë dhe përpjekjet e tij për të parandaluar përfshirjen e Bjellorusisë në luftë.
Mesazhi i kësaj vrasjeje mendohet të jetë një paralajmërim për presidentin bjellorus se mund të jetë ai i radhës, nëse nuk i bindet Moskës.
Vdekja e Makei ka shkaktuar spekulime të shumta mes tensioneve të shkaktuara nga refuzimi i Lukashenkos për të mbështetur luftën e Putinit.
Makei kishte mbajtur postin e tij si ministër i jashtëm që nga viti 2012 dhe nuk dihej se vuante nga ndonjë sëmundje kronike. Përpara zgjedhjeve presidenciale të kontestuara të vitit 2020 dhe goditjes së mëvonshme të protestuesve antiqeveritar, Makei kishte qenë një nga nismëtarët e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin. Ai shihej gjerësisht si një pasues i mundshëm i Lukashenkos në drejtim të vendit, dhe një afrim me Perëndimin do t’i hapte telashe Moskës.
/s.f