• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konsultimet, për hallin e Ilir Metës

by Mero Baze
12/06/2019 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

 

Kur presidenti duhej të konsultohej për hallin e zgjedhjeve, zgjodhi Sali Berishën. Disa orë para protestës së 8 qershorit në Bulevard, kur SHBA paralajmëroi ashpër me emër Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, ndërkohë që ishin krekosur për dhunë, Ilir Meta vendosi të ç’dekretojë zgjedhjet e 30 qershorit, me qëllim që Basha dhe Kryemadhi të shpëtonin nga penalizimi i SHBA dhe BE, për shkak të dhunës, dhe ta konsideronin fitoren e tyre, ç’dekretimin e zgjedhjeve.

 

Tani kur shumica hodhi poshtë aktin e tij si të papërgjegjshëm dhe ka nisur procedurat për ta vlerësuar atë si antikushtetues dhe më pas ta shkarkojë, Ilir Meta ka filluar të konsultohet me periferinë e politikës shqiptare, që të duket sikur po shpëton Shqipërinë nga ndonjë hall.

 

Në fakt, konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk janë një hall i Shqipërisë, pasi Shqipëria ka një datë zgjedhjesh.

 

Konsultimet për datën e zgjedhjeve të Ilir Metës, janë një hall i Ilir Metës, që ka tentuar të lërë Shqipërinë pa një datë zgjedhjesh.

 

Nëse Ilir Meta do konsultohej me gjithë palët më 8 qershor, nuk do ta bënte atë akt të papërgjegjshëm, që e ka rrëzuar tashmë si President. Meqë e ka bërë krimin pa u konsultuar, ai nuk mund të pastrohet nga pasoja duke u konsultuar.

 

Në këtë rast, këshilla më e mirë që secili mund t’i japë Ilir Metës, është të iki nga Presidenca.

 

Nga ana tjetër, Ilir Meta ka nevojë të konsultohet me Sali Berishën për dy halle që kanë të bëjnë me 30 qershorin.

 

Hallet kanë të bëjnë me faktin se ka një dakordësi ndërkombëtare dhe të shumicës në vend, që zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor.

 

Ilir Meta duhet të konsultohet me Sali Berishën si t’i kundërvihen SHBA dhe Bashkimit Europian, që duan të zhvillohen zgjedhje në datën 30 qershor. Dhe për këtë, nuk ka pse thërrasin të tjerë në takime, se i marrin më qafë.

 

Së dyti, të konsultohet me Sali Berishën se si duhet t’u japë mbështetje si komandant i Forcave të Armatosura, Komiteteve të Shpëtimit të Zgjedhjeve që ka ngritur për 30 qershor.

 

Me këtë rast, Berisha duhet t’i sqarojë Bashës se Komitetet e Shpëtimit të ‘97, që ai mund t’i ketë dëgjuar nga vjehrri si heroike, kanë qenë të majta, nuk kanë qenë të PD.

 

Bile kanë qenë krijuar kundër Berishës, por nuk është se bënë ndonjë gjë të madhe, edhe pse kishin armë në dorë.

 

Këto që po ngre Lulzimi, mund të thyejnë ndonjë xham e të vjedhin ndonjë dyqan, por nuk prishin dot zgjedhje.

 

Për këto dy tema, Ilir Meta është në të drejtën e tij të konsultohet me Berishën.

 

Se tani nuk është në diskutim 30 qershori, por beteja e 30 qershorit. Dhe Ilir Meta nuk duhet të sillet si komandant që nuk e di se armikun e ka tek dera më 30 qershor, se do zhburrërohet në sytë e atyre që e dinë vërtet komandant.

 

Ai duhet të konsultohet si të fitojë më 30 qershor duke prishur zgjedhjet, nëse ka këllqe të luajë me zjarrin. Se për të shtyrë zgjedhjet nuk është më në dorë të tij.

 

E vetmja gjë që po shtyhet në kohë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese, është shkarkimi i tij. (Tema)

Next Post
Ja çfarë ka shkelur veç Kushtetutës, Presidenti Meta?

FAKSIMILE/ Kjo është strategjia, sesi PS do ta lërë Metën të gabojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In