• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Konsulentja tregon si shoferi që ndihmoi të gjente punë, nisi ta përndiqte me propozime e mesazhe seksuale

by Java News
01/04/2024 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konsulente punësimi në Angli ka treguar për mediat sesi nisi të kishte frikë në shtëpi prej përndjekjes këmbëngulëse nga një shofer kamioni të cilin e kishte ndihmuar të gjente punë.

32-vjeçarja simpatike Jennifer Pickering, ishte takuar vetëm një herë me Jan Schlossar në konsultën e punësimit, para se ai t’i dërgonte mesazhe të papërshtatshme seksuale, paraqitej në vendin e saj të punës me propozime të çuditshme e madje u vendos në një adresë pranë saj.

Gjykata ka burgosur tashmë 42 vjeçarin Schlossar, pasi kishte vazhduar përndjekjen e tij edhe pas dhënies së urdhrit të kufizimit. Zonja Pickering, nga Leicester në veri të Anglisë tha se trembej se ai nuk do të hiqte kurë dorë nga ngacmimet.

“Arrita deri aty sa të kisha frikë të mbyllja sytë në dush, sepse ai mund të ishte aty duke më vezhguar kur t’i hapja përsëri. Dhe në fakt gjendja ishte aq e rëndë sa u deshën tre padi që të bëhej diçka”.

“Ai është i pandaluar dhe nuk pranon ‘jo’ si përgigje, u fiksua me mua dhe nuk më linte rehat. Nuk e di nëse do të më lërë të qetë”. Ajo ishte takuar me Schlossar në mars 2022 kur ai kërkonte punë në agjencinë e punësimit. “Ishte e sikletshme që në momentin e parë që u takova me të, mënyra si më shikonte ishte e veshtire që në takimin e parë”.

Si pjesë e punës së saj të konsulentes, ajo duhet të kontrollonte me pas çdo javë me mesazhe teksti që Schlossar frekuentonte punën e ofruar, por përgjigjet e tij bëheshin gjithnjë e më të papërshtatshme. Më pas ai tha se ishte vendosur në Leicester, në një adresë pranë gruas.

“Më tha se ishte vendosur pranë meje dhe se donte të martohej me mua, pasi kishte qëndruar gjysmë ore jashtë duke më parë nga dritarja”, tregon gruaja.

Kolegët e Pickering njoftuan policinë dhe Schlossar u arrestua por ai vijonte të dërgonte mesazhet e videot e tij vulgare, megjithse kishte marrë urdhrin e kufizimit në qershor 2022.

Schlossar pranoi akuzat dhe rrjedhimisht u dënua me nëntë muaj burg nga gjykata e Leicester. Pas lirimit ai vazhdoi ngacmimet dhe u arrestua përsëri në shkurt. “Kjo është ezauruese, nuk kisha provuar ndonjëherë diçka kaq të tmerrshme, tashmë jeta ime ka ndryshuar krejtësisht”, thotë Pickering.

Detektivi policisë Josh Evans, tha: ‘Jennifer ka kaluar dy vjet ngacmime e përndjekje nga Schlossar që i kanë lënë pasoja psikologjike, por ajo është treguar e fortë dhe shpresoj që dënimi ta bëjë të ndjehet e sigurt dhe të jetojë një jetë normale përsëri./m.j

Next Post
EMRI/ Ky është DJ shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

EMRI/ Ky është DJ shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In