• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konsulenti amerikan i PD? Media: Pse është shpifës si Berisha

by S T
13/02/2025 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha dhe Partia Demokratike tregojnë arrogancë dhe siguri pas njoftimit të rekrutimit në fushatën e tyre elektorale të Chris LaCivita-s, një ish-marins që ka qenë pjesë e stafit të fushatës elektorale të presidentit Donald Trump. Por, më shumë sesa për rolin e tij të fundit në politikën e Partisë Republikane, Chris LaCivita është i njohur në shtypin amerikan për metodat e tij pa skrupuj, të bazuara në shpifje, që ai i ka përdorur në strategjitë e tij elektorale. Nga ky këndvështrim, LaCivita është aleati perfekt për Sali Berishën, i cili, megjithatë, nuk ka nevojë për këshillat e askujt për organizimin e shpifjeve sistematike ndaj kundërshtarëve politikë, një teknikë në të cilën është i pakonkurrueshëm, edhe pse deri më tani është treguar një teknikë e dështuar.

Kryevepra e shpifjeve e Chris LaCivita-s, për të cilën ai vazhdon të jetë i famshëm, daton në vitin 2004, kur demokrati John Kerry sfidoi republikanin George W. Bush në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. LaCivita organizoi Swift Boat Veterans for Truth, një organizatë politike e krijuar ekskluzivisht për të kundërshtuar fushatën e Kerry-t. Duke qenë një grup formalisht i pavarur, ai kishte lejen ligjore për të mbledhur fonde dhe për të shpenzuar pa kufizime, me kusht që të mos koordinonte aktivitetet e tij me një fushatë presidenciale. Me fjalë të tjera, teknikisht nuk ishte i lidhur me sfiduesin republikan të Kerry-t, presidentin në detyrë George Ë. Bush, edhe pse në fakt punonte për të.

Organizata e LaCivita-s mblodhi dhjetëra miliona dollarë, të cilat më pas i shpenzoi për një seri reklamash televizive, me të cilat shpifte kundër Kerry-t, duke tentuar të rrëzonte strategjinë e tij, sipas së cilës fakti që ai ishte një veteran lufte e bënte të besueshëm. Shpifja e krijuar dhe e përhapur nëpërmjet reklamave sugjeronte se Kerry kishte gënjyer për të kaluarën e tij ushtarake. Grupi financoi një libër (Unfit for Command) dhe disa reklama televizive, në të cilat disa veteranë vinin në dyshim heroizmin e Kerry-t në Vietnam.

“Ato akuza sot konsiderohen gjerësisht të rreme,” shkruan media amerikane. “Dokumentet ushtarake të bëra publike nga fushata e Kerry-t konfirmonin pretendimet e tij për pjesëmarrjen në luftime. Për më tepër, ndërsa shumica e veteranëve të sëift boats që dolën kundër tij nuk kishin shërbyer drejtpërdrejt me të, ata që kishin qenë në të vërtetë pranë tij e mbështetën publikisht versionin e tij të ngjarjeve.”

Në një intervistë të vitit 2018 për Fresh Air, Kerry deklaroi se kritikët e tij “thjesht i kishin sajuar gjërat nga hiçi”. Sipas CNN, gjatë fushatës elektorale të Donald Trump, LaCivita përdori të njëjtën teknikë kundër guvernatorit të Minnesotës, Tim Walz, duke vënë në dyshim të kaluarën e tij ushtarake.

Pra, Chris LaCivita është i njohur më shumë për shpifjet e tij elektorale sesa për strategjitë e tij te mencura. Kontributi që ai do të japë në fushatën e Sali Berishës pritet të ndjekë të njëjtën linjë agresive dhe shpifëse, të cilën Berisha e përdor prej vitesh. Problemi që lind ka të bëjë me koston: kush do ta paguajë Chris LaCivita-n, i cili për pjesëmarrjen e tij në fushatën elektorale të Donald Trump ka fituar gati 20 milionë dollarë? Cila do të jetë fatura që ai do t’i dërgojë Partisë Demokratike? Për këtë çështje, Berisha dhe PD ende nuk kanë ofruar transparencë, ndërsa për të kuptuar ndikimin që këshillat e LaCivita-s do të kenë në strategjitë elektorale të Berishës, mjafton të presim vetëm disa javë.

/Shqiptarja.com

Next Post

Drejtësia duhet mbrojtur nga politika, nëse ajo nuk merret me politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In