• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konstituohet komisioni për Çështjet e Brendshme, Kapri: Rënia e euros, kërcënim për sigurinë kombëtare

by A R
01/10/2025 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konstituohet këtë të mërkurë, 1 tetor, Komisioni për Çështjet e Brendshme, i cili ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të drejtuar nga Bledi Çuçi.

Në këtë takim mori fjalën deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili ngriti shqetësimin për rënien e euros dhe kërkoi raportime nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, si dhe drejtues të institucioneve të tjera të lidhura me pastrimin e parave. Sipas tij, kjo çështje cënon sigurinë kombëtare.

“Në kuadër të kalendarit, mund të propozojmë që në 3 javët e ardhshme është tepër e rëndësishme të ketë disa raportime. Mendoj se Ministrja e Brendshme duhet të paraqitet për një raportim mbi situatën e kriminalitetit në Shqipëri.
Ka rëndësi dhe raportimi i krerëve të disa institucioneve pas raportit të DASH, ku pastrimi i parave mund të konsiderohet si cënim i sigurisë kombëtare. Të thirret edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, edhe Drejtoria e Parandalimit për Pastrimin e Parave.

Rënia e nivelit të euros në raport me lekun ka arritur një situatë shqetësuese, sa shumë punonjës të ndershëm të BSH kanë ngritur alarmin. Rënia e euros, e futur në shuma të mëdha nga ndërtimi, mund të rrezikojë vendet e punës të dhjetëra mijëra shqiptarëve. Një kërcënim i tillë është kërcënim edhe për sigurinë kombëtare. U bë një vit e pak që euro nuk ndal së rëni. Përveç Ukrainës, jemi i vetmi vend ku euro ka rënë. Në Evropë forcohet, në Shqipëri ka rënë,” tha Kapri.

Sjellim ndërmend që në shtator Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës socialiste ndryshimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare. Me 79 vota pro, Kuvendi miratoi projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, nga 8 që ishin më parë.

Next Post
Ndryshime në Policinë e Shtetit, cili është drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë

Ndryshime në Policinë e Shtetit, cili është drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

March 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

“Të ndryshohet mentaliteti në PD”. Jorida Tabaku: Të rinjtë të mos kenë frikë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In