• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Konstituohet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, cakton relatorët për vakancat në Kushtetuese

by Java News
15/01/2020 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në mbledhjen e zhvilluar sot vendosi konstituimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 05.12.2019, me këtë përbërje:

Ardian Dvorani Kryetar
Vitore Tusha Zëvendëskryetare
Fiona Papajorgji Anëtare
Arta Marku Anëtare
Miranda Andoni Anëtare
Saida Dollani Anëtare
Ludovik Dodaj Anëtar
Fatjona Memçaj Anëtare
Arjan Qafa Anëtar

Marsida Xhaferllari Anëtare Zëvendësuese
Bilbil Mete Anëtar Zëvendësues
Nazmi Troka Anëtar Zëvendësues
Nezir Gjoka Anëtar Zëvendësues

Në vijim të mbledhjes, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore në numër prej 10 specialistësh me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2019.

Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2019, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2020.

Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin e procedurave të verifikimit, vlerësimit dhe renditjes së kandidatëve për së paku 6 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese gjatë vitit 2020, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, me së paku 3 punonjës të tjerë administrativë, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.

Këshilli realizoi procedurat e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante që janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED. Pas organizimit të këtij shorti për caktimin e anëtarëve të Këshillit relatorë për vendet vakante, rezultatet janë si më poshtë vijon:

1. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datën 21.08.2019 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Relatore: Saida Dollani

2. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

Relatore: Arta Marku

3. Vendi vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

Relatore: Miranda Andoni

Gjithashtu, pas organizimit të shortit për caktimin e këshilltarëve të ngarkuar me mbështjetjen e veprimeve të relatorëve për dy nga vendet vakante, rezultatet janë si më poshtë:

1. Këshilltar: Besmir Rrapaj
– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Altin Binaj, Artan Spahiu dhe Gentian Mete, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

2. Këshilltar: Florjan Kalaja
– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Eugen Papandile, Sonila Bejtja dhe Zhaklina Peto, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

3. Këshilltare Laureta Nezaj
– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Arta Marku për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturës së kandidatit Besnik Muçi, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datën 27.09.2019 nga Presidenti i Republikës, për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj

– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Dedë Kasneci dhe Sergjio Mazreku, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi.

4. Këshilltar: Saimir Nazifi
– për ndjekjen e veprimeve në mbështetje të relatores Miranda Andoni për procedurat e verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave të kandidatëve Sinan Tafaj dhe Shaqir Hasanaj, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 22.11.2019 nga Presidenti i Republikës për shkak të mbarimit përpara kohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Muçi. /ata/

Next Post
Në 2020-ën, do punësohen 880 punonjës të rinj në administratën publike

Në 2020-ën, do punësohen 880 punonjës të rinj në administratën publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In