Është konstituuar sot këshilli bashkiaki i Vorës, i dalë pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ndërsa është betuar dhe kryebashkiaku Fiqiri Ismaili.
Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qënë deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi. Nga 21 anëtarë të Këshillit Bashkiak, 10 anëtarët e majtë kanë bojkotuar këtë ceremoni.
Bashkia e Vorës, ka qënë një nga njësitë vendore më të debatueshme, pasi si nga e djathta dhe nga e mjata ka pasur akuza për blerje të votave. Fiqiri Ismaili është në krye të Bashkisë së Vorës për tre mandate.