• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konstitucionalisti Sokol Sadushi: Shtyrja e zgjedhjeve antikushtetuese, s’ka ndodhur në asnjë vend të Europës

by Java News
14/06/2019 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata politike në vend është në një pikë vlimi, ndërsa nga njëra anë kemi shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i vendit Ilir Meta, dhe nga ana tjetër, kreu i qeverisë nuk tërhiqet nga zgjedhjet në datën e caktuar 9 muaj më parë, atë të 30 qershorit.

Konstitucionalisti Sokol Sadushi, drejtor i shkollës së magjistraturës, u shpreh këtë mbrëmje se shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës dhe se sipas tij është një akt antikushtetues.

Në emision Java në RTSH ai ka deklaruar se data e zgjedhjeve nuk mund të shtyhet, përveç rasteve kur mund të behët për çështje të jashtëzakonshme, si për shembull  fatkeqësi natyrore.

Sadushi foli edhe për mundësinë që ka Presidenti për të shpërndarë Parlamentin, ku deklaroi se kjo mund ndodhë vetëm në dy raste. Rasti i parë është ai kur nuk arrihet që të zgjidhet kryeministri  dhe qeveria dhe rasti i dytë kur ka të bëjë me mocionin e besimit të kryeministrit.

“Rast të tillë në Europë nuk ka, përjashtimisht një rasti, Austri, janë shtyrë zgjedhjet për presidentin përmes Kuvendit.

Ka një arsye pse nuk ka një shtyrje zgjedhjesh kur ka një shoqëri që respekton kushtetutën.

Zgjedhjet kanë një periodicitet dhe duhen bërë në afatin e përcaktuar, lihet një tolerancë që data të jetë para mbarimit të mandatit, por të mos tejkalohet mandati nga organet, nga kjo pikëpamje duhet respektuar afati kushtetues.

Ka diferencë, shtyrja e zgjedhjeve në 2007, ka patur një respektim të përpiktë të ligjit, sepse mandati përfundonte në 20 shkurt të 2007, ndërsa zgjedhjet ishin në 20 janar të 2007, dhe ishin 30 ditë në avancë para mbarimit të mandatit.

Ndodhi ajo e certifikatave, dhe palët ranë dakord për shtyrje, por Presidenti Alfred Moisiu ia kërkoi Kuvendin me shkresë, ku ky i fundit detyroi Presidentin për vendosjen e një date para se të përfundonte mandati.

Rasti i 2007 duhet vlerësuar, ndërsa rasti i shtyrjes në 2017, sipas meje nuk është respektuar ligji .

Data nuk ndryshon dhe nuk ka arsye, mund të ndryshojë vetëm për arsye që nuk lidhen me njeriun, çdo arsye tjetër është e pajustifikueshme, sepse nuk duhet tejkaluar mandati i organeve apo Kuvendit”, u shpreh ai.

Sa i takon arsyeve të dhëna nga Presidenti për shmangien e konflikteve sipas informacioneve që ka marrë, ai tha se kjo nuk është arsye për shtyrjen e datës së përcaktuar 9 muaj më parë.

“Palët mund të kenë informacione të ndryshme, por jemi në një situatë hipotetike, dhe kjo datë duhej patur në vëmendje që të mos ishte caktuar kaq pranë afatit që ligji përcakton, por duhej të ishte dhënë një avancë më parë, sepse mund të ndodhte cdo gje në datën e zgjedhjeve”, u shpreh drejtor i shkollës së magjistraturës.

Ai tha se në korrik nuk mund të bëhen zgjedhje, pasi në të kundërt duhet ndryshuar kodi ligjor.

Por a mund ta shpërndajë parlamentin Presidenti?

“Rasti i shpërndarjes është rast që mund të ndodhë, por duke iu referuar neneve të  kushtetutës.

Vetëm në dy raste mund të shpërbëhet Parlamenti, kur nuk arrihet të zgjidhet kryeministri dhe qeveria, dhe rasti i dytë për mocionin e besimit të kryeministrit”, u shpreh ai./panorama

g.kosovari

Next Post
Pranga azerbajxhanasit në Rinas me 32 mijë dollarë të padeklaruara

Pranga azerbajxhanasit në Rinas me 32 mijë dollarë të padeklaruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In