• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konstitucionalistët: Vetting-u, Presidenti Nishani nuk ka vullnet dhe dëshirë

by Java News
22/10/2016 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Kushtetuta e re, ende pa hyrë në zbatim reforma në drejtësi, kanë sjellë konflikte lidhur me kompetencat e institucioneve kushtetuese. Së fundmi, ndryshimet e reja kushtetuese kanë prodhuar ngërç në institucionit e Presidentit të Republikës, i cili nuk po shpall garën për anëtarët e institucioneve të “Vettingut”, për shkak se sipas Kushtetutës i ka kaluar afati 45 ditor. Kjo e drejtë i ka kaluar Avokatit të Popullit, por dhe ky i fundit nuk po e ushtron kompetencën.

Juristi Sokol Hazizaj, në një intervistë për “TemA”, sqaron se ndryshimet e reja kushtetuese të nxituara dhe të pamatura do të sjellin konflikte të forta institucionale dhe ky ngërç do të pasohet me konflikte të reja. Jo vetëm Kushtetuta e re e cila është bërë me urgjencë. Hazizaj thotë se arsyeja e dytë që shkakton ngërçe të tilla, është edhe mungesa e vullnetit për zbatimin e ligjit nga politika.  Por, në rastin e kreut të shtetit që nuk ka hapur garën për kandidaturat për në institucionet e “Vettingut”, ka të bëjë edhe me faktin se Nishani nuk ka dëshirë të veprojë.

Ende nuk është hapur gara për aplikimet për institucionet e “Vettingut”. Ku qëndron vështirësia sipas këndvështrimit tuaj?

Problemi është se konflikti tani nuk është vetëm institucional por dhe ligjor. Po dalin në pah shumë të meta të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore gjithashtu. Kam thënë edhe më parë që ndryshimet kushtetuese dhe ligjore nuk do të mbartin frymë propocionale me Kushtetutën dhe ligjet. Që do të thotë se aplikimi i detyrimeve kushtetuese e kalon kohën dhe hapësiren e parashikuar në Kushtetutë për krijimin e institucioneve të reja.

Tani Presidenti Nishani nuk pranon, thotë se ka kaluar koha…?

Është e vërtetë dhe teknikisht ka të drejtë. Ndonëse ligjërisht nuk ka respektuar detyrimin kushtetues për pranimin e aplikimeve, flas për në fillim.

Por ai filloi por e goditën …?

Përkundrazi, deklarimi tij trajtonte si pengesë mungesën e ligjeve organike, fakt i cili mund të jetë i vërtetë. Por gjithësesi në vështrimin teknik afatet fillojnë pas miratimit të ligjit organik. Në këtë kuptim, konflikti kushtetues midis aplikimit në mënyrë të drejtëpërdrejtë të Kushtetutës dhe ligjit, nuk është kompetencë e tij, por e Gjykatës Kushtetuese. Nëse Presidenti do të fillojë procedurën sipas afateve ligjore të pranimit të kandidaturave, këtu nuk ka asgjë të keqe. Nëqoftëse një nga subjektet nuk e ankimon në Kushtetuese. Nëse ndodh e kundërta është tregues i mungesës së vullnetit për reformën në drejtësi.

Por procedura duhet të fillojë…?

Avokati i Popullit nuk mundet dhe nuk ka se si të pranojë apo fillojë procedurën, ndonëse Presidenti vonon ose tejkalon një detyre kushtetuese dhe pse me të drejtë. Parregullsitë apo cedimet teknike, në kuptim të kohës së ushtrimit të një tagri, qoftë dhe kushtetues nuk pengon të drejtën dhe detyrimin ligjor për të mos e ushtruar fare detyrën ligjore. Që do të thotë se në kuptimin ligjor është më mirë të bësh një gabim ligjor se sa të mos e respektosh asnjëherë ligjin.

Me një fjale duhet ta hapë procesin Nishani?

E kundërta do të jetë fatale dhe do ta çojë procesin në fatalitet dhe mungesë besimi në të gjithë reformën. Thjesht reforma ka dy momente kryesore, që janë organizimi dhe qeverisja e gjyqsorit. Sa kohë te dyja këto vonojnë ose deformohen, ligjet dhe ndryshimet nuk marrin kuptim. Raporti midis materies dhe kohës anon nga e para, sepse pa të nuk ka kuptim dhe ekzistenca e vetë organit apo institucionit.

Mos po pret vendimin e Kushtetueses Nishani për Vettingun”?

Procesi i “Vettingut” për nga mënyra e organizimit dhe funksionimit nuk ka lidhje tërësore dhe të drejtëpërdrejtë me qeverisjen, sepse siç dihet Kolegji i Gjyqtarëve është organ që përbëhet dhe zgjidhet jo vetem nga gjyqsori. Ritheksoj se procesi ka rëndesi kur fillon në respekt të ligjit dhe përsoset në menyrë graduale.

Po nëse Nishani refuzon të shpallë aplikimet?

Ka nje shprehje klasike, më mirë një ligj të keq se sa pa ligj fare. Kushtetuta jonë ka parashikuar kontiunitet në ligjbërje, prandaj dekreti diskutohet më pas në Kuvend. Cinizmi ligjor s’ka asgjë të përbashkët me të drejtën kushtetuese për t’i mbyllur derën formës dhe përmbajtjes së institucioneve. Të mos harrojmë që ndryshimet kushtetuese lënë shumë për të deshiruar qoftë në formë dhe përmbajtje, por kjo nuk dp të thotë që të mos konstituohen organet.

Next Post
Michelle dhe Barack Obama organizuan mbrëmjen e fundit muzikore në Shtëpinë e Bardhë

Michelle dhe Barack Obama organizuan mbrëmjen e fundit muzikore në Shtëpinë e Bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së

February 23, 2026
Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

Australia mbështet heqjen e Andrew nga radha e trashëgimisë mbretërore, Albanese letër kryeministrit Starmer

February 23, 2026
Atentati në Lushnje, rivali i Aldo Bares largohet nga spitali

Karburant, godina, troje e ndërtesa/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut

February 23, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

February 23, 2026
“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

February 23, 2026
Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

February 23, 2026
FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

February 23, 2026
“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In