• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konspiracioni kundër inciativës “antikorrupsion”, si puç kundër SPAK

by Mero Baze
28/05/2024 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Miratimi i rezolutës antikorrupsion në Kuvend dhe vendimi për ngritjen e komisionit të posaçëm ka krijuar një debat artificial rreth mundësisë së prekjes së Reformës në Drejtësi nga një anë, dhe bojkotit të opozitës nga ana tjetër.

Fillimisht iniciativa e qeverisë po sulmohet si një përpjekje për të frenuar SPAK apo institucione të Reformës në Drejtësi. Që ka plot pendesa për pushtetin e plotë që i është lënë drejtësisë nga shumica, as që nuk diskutohet. Që ka ëndrra për të kthyer kohën e parë në drejtësi, është shumë e sigurtë.

Por është absurde që të mendosh nga një anë që Edi Rama kërkon të përjashtojë opozitën nga ky proces dhe nga ana tjetër të minojë Reformën në Drejtësi.

Po si do ta minojë Reformën në Drejtësi kur nuk i ka 94 vota të ndryshojë Kushtetutën, ku gati është sanksionuar dhe paga e prokurorëve dhe gjykatësve specialë? Me çfarë mekanizmi do të frenojë pavarësinë e SPAK apo GJKOK, kur inspektori i lartë i Drejtësisë, të cilin e anatemuan si njeri të Edi Ramës, deri më sot nuk ka shqyrtuar thuajse asnjë ankesë ndaj SPAK apo GJKOK.

Çfarë mekanizmi mund të krijojë shumica në pushtet pa një shumicë kushtetuese kundër Reformës në Drejtësi? Asnjë.

Por mbi të gjitha ajo nuk e ka reflektuar këtë vullnet askund.

Se hapi i parë që të ndërmarrësh një reformim të sistemit është shprehja e vullnetit politik për këtë. Qeveria nuk ka shprehur ndonjë vullnet politik për këtë çështje tek Rezoluta që mbështetet ky proces, që të kërkojë aleatë rrugës.

Ndaj ky konspiracioni i madh kundër SPAK, që tek rrugica poshtë penxheres është i hapur dhe nuk lexohet, por që tek shumica në pushtet nuk shprehet askund por imagjinohet, është më shumë një dëshirë e fshehtë e Berishës dhe Metës që shumica të shkojë pas hallit të tyre, se sa objektiv i shumicës.

Nga ana tjetër, duket qartë që Edi Rama nuk është se po bën ndonjë kujdes apo temena të madhe për opozitën për t’u përfshirë në këtë proces. Deklarimet e tyre kundër Rezolutës, që është hapi i parë i shprehjes së vullnetit politik, ai me sa duket dëshiron t’i marrë të mirëqëna dhe të vazhdojë ngritjen e Komisionit me objektivat e tij.

Ky është një argument edhe më i fortë që Edi Rama nuk ka plan as të kërkojë vota për një shumicë kushtetuese nga ky parlament. Me gjasa atij i duhet më shumë një kalë beteje antikorrupsion para zgjedhjeve, me shpresë se Kuvendi i ri do ketë kombinime të reja që mund t’ia lehtësojnë punën, se sa të lusë arkipelagun e partive opozitare të sotme, të bashkohen në këtë komision, kur ata vet kanë më shumë frikë nga njëri- tjetri të marrin pjesë, se sa nga Edi Rama.

Ndaj kur flitet për një konspiracion kundër SPAK apo Reformës në Drejtësi, duhet ta ndajmë mendjen nëse Rama është duke bërë ndonjë komplot me opozitën, apo jo. Nuk mund të ankoheni dhe që po përjashton opozitën, dhe që do të ndryshojë Kushtetutën, se nuk e ndryshon dot pa opozitën. Është e qartë që nuk i duhet të prekë Reformën në Drejtësi, por të identifikohet me të para zgjedhjeve, si institucioni më i besueshëm për shqiptarët.

Nëse opozita do t’ia prishë humorin, le të hyjë në Komision dhe t’i diktojë rregulla të reja për reformën antikorrupsion, për ta vënë në provë. Kështu vetëm sa i bëjnë nder duke i lënë në dorë betejën më të pëlqyer nga shqiptarët.

Next Post
“Pastrimi i gjyqësorit i nevojshëm”/ Gjonaj: Skemi vetëm njerëz të rinj, por sistem drejtësie të ndryshuar tërësisht

Rezoluta antikorrupsion, Gjonaj: Asnjë qëllim për të prekur reformën në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In