Ditën e sotme avokati Spartak Ngjela u shpreh se tani për miratimin e Reformës Zgjedhore nuk ka garë për vota, por garë për manipulim mes dy bandash.
Pjesë nga debati ne Top Channel:
Ngjela: Të kujtohen budallaqet e Enver Hoxhës? Që fliste sikur drejtonte botën? E di pse ishte?
Dyrnjaja: Ai ishte në vegim.
Ngjela: Një minutë të lutem, ishte pa vota. Po je pa vota je si këta. Ku janë votuar këta?! Këta i gjithë votimi shqiptar, procesi i votimit është dy banda që manipulojnë zgjedhjet.
Nuk ka garë për vota, ka garë për manipulim, kush manipulon më shumë del. Rama ç’bëri në të fundit? I mori bandat Saliut, doli.
Dyrnjaja: Po tani do kemi banda?
Ngjela: S’ka më banda se bandat i kap SPAK-u, i kap reforma.
/a.r